Skip to content
841 Hadithe

Enciklopedia e Hadithit të Pejgamberit

Filtro rezultatet

7 nga 841 kartela

Hiq filtrat

Grada e hadithit

“Namazi i personit me xhemat, është njëzet e ca shkallë më i vlefshëm se namazi që ai fal në shtëpinë e tij apo në treg. Arsyeja e kësaj është se kur dikush merr abdes në mënyrën më të mirë, pastaj shkon në xhami, duke mos i interesuar asgjë tjetër përveçse falja e namazit me xhemat, për çdo hap që hedh, i shtohet një gradë dhe i shlyhet një gjynah, derisa të hyjë në xhami. E kur të hyjë në xhami, fiton sevape njësoj sikur është duke falur namaz për aq kohë sa pret për të falur namazin. Derisa nuk largoheni prej vendit që falni namaz, nuk dëmtoni njeri dhe nuk e prishni abdesin, melekët luten duke thënë: «O Zot, mëshiroje! O Zot, fale! O Zot, pranoja pendimin!»”
Sahih Muttefek alejhi
“Një njeri i verbër erdhi te Profeti ﷺ dhe i tha: “O i Dërguari i Allahut, nuk kam askënd të ma tregojë rrugën për në xhami.” Pastaj kërkoi nga i Dërguari i Allahut ﷺ ta lejojë të falet në shtëpi. Profeti ﷺ ia lejoi, mirëpo, kur ai mori të kthehej, Profeti ﷺ i tha: “A e dëgjon ezanin për namaz?” Ai iu përgjigj: “Po.” Profeti ﷺ i tha: “Përgjigjju, pra!”
Sahih Transmeton Muslimi.
“Namazi me xhemat është njëzet e pesë gradë më i vlefshëm se namazi që falet vetëm. Melekët e natës dhe ditës tubohen gjatë namazit të sabahut.” Pastaj, Ebu Hurejra tha: “Nëse doni, lexojeni ajetin: “... Vërtet, për namaz të sabahut (gjatë leximit të Kuranit) prezantojnë shumë (melekë).” (El Isra, 78)
Sahih Muttefek alejhi
“Ai që shkon në xhami mëngjes e mbrëmje, sa herë që shkon, Allahu ia përgatit një pritje madhështore në Xhenet.”
Sahih Muttefek alejhi
"Kur të thirret ikameti për namaz, nuk ka namaz përveç atij të detyrueshëm."
Sahih Transmeton Muslimi.
“Ai që ha hudhër ose qepë, të mos na afrohet, - ose ka thënë: të mos i afrohet xhamisë sonë, por le të qëndrojë në shtëpinë e vet.” Profetit ﷺ i sollën një enë me bishtaja (të gatuara). Ai me t'i nuhatur erën, pyeti se çfarë kishte në të. Kur i treguan se kishte bishtaja, tha: “Afrojuani!” - disa shokëve të tij, që ishin së bashku. Kur (njëri prej tyre) pa (se Profeti ﷺ e refuzoi), hezitoi të hante. Profeti ﷺ tha: “Ha, sepse unë flas me atë që ti nuk flet (me Xhibrilin).”
Sahih Muttefek alejhi
“Safat më të mirë të burrave janë të parët, ndërsa më të këqijtë janë të fundit. Ndërkaq, safat më të mirë të grave janë të fundit, ndërsa më të këqijtë janë të parët.”
Sahih Transmeton Muslimi.