Skip to content
841 Hadithe

Enciklopedia e Hadithit të Pejgamberit

Filtro rezultatet

3 nga 841 kartela

Hiq filtrat

Grada e hadithit

kur i Dërguari i Allahut ﷺ merrte tekbirin fillestar për namaz, heshtte pak para se të fillonte leximin e Kuranit. Unë e pyeta: "O i Dërguari i Allahut, kurban t'u bëfshin im atë e ime më, gjatë kohës që ti hesht, mes tekbirit fillestar dhe leximit të Kuranit, çfarë thua?" Ai m'u përgjigj: “Them: "Allahume baid bejni ue bejne hatajaje kema ba'adte bejnel meshriki uel magribi. Allahume nekkini min hatajaje kema junekkath-theubul ebjedu mined-denesi. Allahume igsilni min hatajaje bith-thelxhi uelmai uel beradi (O Allah, më largo prej mëkateve të mia, siç e ke larguar lindjen prej perëndimit! O Allah, më pastro nga mëkatet e mia, siç pastrohet rrobja e bardhë nga ndyrësirat! O Allah, më laj nga mëkatet e mia me borë, me ujë dhe breshër)!”
Sahih Muttefek alejhi
“Ai që pas çdo namazi e lartëson Allahun (thotë subhanallah) tridhjetë e tri herë, e falënderon Allahun (thotë elhamdulilah) tridhjetë e tri herë dhe e madhëron Allahun (thotë Allahu ekber) tridhjetë e tri herë, që të gjitha bëhen nëntëdhjetë e nëntë, dhe të njëqindtën e plotëson duke thënë: "La ilahe il-lallahu uahdehu la sherike leh, lehul mulku ue lehul hamdu ue huve ala kul-li shej'in kadir (S'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut, të Vetmit, që nuk ka ortak. Atij i takon sundimi dhe lavdia, Ai ka fuqi për çdo gjë), do t'i falen mëkatet, edhe në qofshin sa shkuma e detit.”
Sahih Transmeton Muslimi.
Profeti ﷺ lutej dhe thoshte: “Allahume, inni eudhu bike min adhabil-kabri, ve min adhabin-nari, ve min fitnetil-mahja vel-memat, ve min fitnetil-mesihid-dexhal!" - "(O Allah, kërkoj mbrojtjen Tënde nga dënimi në varr dhe dënimi në Zjarr! Kërkoj mbrojtjen Tënde nga sprova e jetës dhe e vdekjes, si dhe nga sprova e mesihut Dexhall!" Në transmetimin e Muslimit qëndron: “Pasi të përfundoni leximin e teshehudit të fundit, kërkoni mbrojtjen e Allahut nga katër gjëra: 1. Nga dënimi i Xhehenemit. 2. Nga dënimi në varr. 3. Nga sprova e jetës dhe vdekjes, dhe 4. Nga e keqja e sprovës së Dexhallit.”
Sahih Muttefek alejhi