Skip to content
841 Hadithe

Enciklopedia e Hadithit të Pejgamberit

Filtro rezultatet

16 nga 841 kartela

Hiq filtrat

Grada e hadithit

"Teksa po ktheheshim me të Dërguarin e Allahut ﷺ nga Meka në Medinë, kaluam pranë ujit përgjatë rrugës. Në kohën e ikindisë, një pjesë e njerëzve nxituan dhe morën abdes me nguti. Kur arritëm tek ata, pamë se thembrat i kishin pasur të terura dhe nuk ua kishte përshkuar uji. Atëherë i Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Mjerë thembrat (që do të preken) nga Zjarri! Përsoseni abdesin.”
Sahih Muttefek alejhi
Humrani, i çrobëruari i Othmanit, tregon se pa Othmanin teksa kërkoi një enë me ujë (për të marrë abdes). Kështu, fillimisht derdhi (ujin nga ena) në duart e tij dhe i lau duart tri herë, pastaj futi dorën e djathtë në ujë dhe shpëlau gojën e hundën dhe e nxori (ujin) jashtë, pastaj lau fytyrën dhe duart deri në bërryla nga tri herë, i dha mes'h kokës dhe, fare në fund, lau secilën këmbë nga tri herë. Pastaj tha: "E kam parë Profetin ﷺ duke marrë abdes në këtë formë e pastaj tha: “Atij që merr abdes sikurse ky abdes imi dhe i fal dy rekate, pa u shpërqendruar, do t'i falen mëkatet e së kaluarës.”
Sahih Muttefek alejhi
“Kur muslimani, - ose ka thënë: 'besimtari', - merr abdes dhe e lan fytyrën, prej fytyrës së tij së bashku me ujin, - ose ka thënë: 'me pikën e fundit të ujit', - del çdo mëkat, të cilin e ka bërë përmes syve; kur i lan duart, prej duarve të tij së bashku me ujin, - ose ka thënë: 'me pikën e fundit të ujit', - del çdo mëkat që e ka bërë me duar; dhe, kur i lan këmbët, prej këmbëve të tij së bashku me ujin, - ose ka thënë: 'me pikën e fundit të ujit', - del çdo mëkat të cilin e ka bërë me këmbë, derisa, në fund, mbetet i pastër prej mëkateve.”
Sahih Transmeton Muslimi.
"Profeti ﷺ merrte abdes me një palë grushte me ujë dhe lahej me një saë, deri në pesë palë grushte me ujë."
Sahih Muttefek alejhi
"Atij që merr abdes dhe e përsos atë, mëkatet do t'i dalin prej trupit të tij, saqë i dalin edhe ato nën thonjtë e tij."
Sahih Transmeton Muslimi.
se një burrë mori abdes dhe e la një pjesë në këmbën e tij sa një thua pa e larë. Pejgamberi (paqja qoftë mbi të!) e pa dhe i tha: "Kthehu dhe merr abdes mirë!" Ai e përmirësoi abdesin dhe pastaj u fal.
Sahih bi shevahidi Transmeton Muslimi.
“Isha i pranishëm kur Amër ibn ebil-Haseni e pyeti Abdullah ibn Zejdin rreth abdesit të Profetit (paqja qoftë mbi të!). Sakaq Abdullahu kërkoi t’i sillnin një enë me ujë dhe mori për ta abdes siç merrte Profeti i Allahut (paqja qoftë mbi të!) Ai mori ujë nga ena dhe e hodhi në dorën e tij dhe i lau duart tri herë. Mandej ai e futi dorën e tij në enë dhe shpëlau gojën e pastroi hundën me tre grushta. Më pas, ai e futi përsëri dorën në enë dhe lau fytyrën tri herë. Pastaj lau duart gjer te bërrylat dy herë. Pastaj e futi prapë dorën në enë dhe fërkoi kokën një herë, e nisi nga pjesa e parme dhe kaloi nga pjesa e pasme. Më pas, lau këmbët gjer te nyjet.”
Sahih Muttefek alejhi
“Çdo musliman që merr abdes me përsosuri, pastaj ngrihet dhe i fal dy rekate, i përqendruar në të me zemër dhe trup, e meriton hyrjen në Xhenet.” Thashë: “Sa e bukur kjo!” Sakaq dikush nga mbrapa më tha: “Para kësaj ishte një edhe më e mirë.” Kur shikova, pashë Omerin. Ai më tha: “Të pashë se erdhe tash vonë." Pejgamberi ﷺ tha: “Secili që merr abdes me përsosuri, pastaj thotë: "Eshhedu en la ilahe il-lallah ve enne Muhameden abduhu ve resuluhu (Dëshmoj se s'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut dhe se Muhamedi është rob dhe i Dërguari i Tij)", i hapen tetë dyert e Xhenetit, që të hyjë nga cila të dojë.”
Sahih Transmeton Muslimi.