Skip to content
841 Hadithe

Enciklopedia e Hadithit të Pejgamberit

Filtro rezultatet

28 nga 841 kartela

Hiq filtrat
"Vajta te Safvan ibn Asal Muradiu për ta pyetur rreth mes'hut mbi meste. Ai më tha: “Çfarë të ka sjellë, o Zirr?” Unë i thashë: “Kërkimi i dijes.” Ai tha: “Me të vërtetë, melekët i ulin krahët e tyre për kërkuesin e dijes, në shenjë kënaqësie për atë që ai kërkon.” Unë i thashë: “Më brente në gjoks çështja e mes'hut mbi meste pas nevojës së madhe dhe urinimit, e meqë ti je një prej shokëve të Profetit ﷺ, erdha të të pyes: a e ke dëgjuar atë të përmendë diçka rreth kësaj?” Ai tha: “Po. Kur ishim në udhëtim – ose udhëtarë – ai na urdhëronte që të mos i hiqnim mestet tona për tri ditë dhe netët e tyre, përveçse në rast të gjendjes së xhunubllëkut (papastërtisë së madhe), por jo për shkak të nevojës së madhe, urinimit apo gjumit.” Unë i thashë: “A e ke dëgjuar të përmendë diçka rreth dashurisë?” Ai tha: “Po, ishim në një udhëtim bashkë me Profetin ﷺ dhe, ndërsa ishim pranë tij, një beduin e thirri atë me një zë të lartë: "O Muhamed!" I Dërguari i Allahut ﷺ iu përgjigj me një zë po aq të lartë: "Ja ku jam!" Ne i thamë atij (beduinit): "Mjerë ti, ule zërin, se je pranë Profetit ﷺ dhe kjo të është ndaluar!" Ai tha: "Betohem në Allahun se nuk do ta ul!" Më pas, beduini tha: "Një njeri i do disa njerëz, por ende nuk u është bashkuar atyre (me vepra)." Profeti ﷺ tha: "Njeriu do të jetë me atë që do në Ditën e Kiametit." Dhe ai vazhdoi të na fliste derisa përmendi një portë nga ana e perëndimit, gjerësia e së cilës është sa një rrugëtim – ose një kalorës udhëton në gjerësinë e saj – për dyzet ose shtatëdhjetë vjet."
Sahih Transmetojnë Tirmidhiu, Ibn Maxhe dhe Ahmedi.
se një njeri e pyeti të Dërguarin e Allahut ﷺ, duke thënë: "O i Dërguar i Allahut, ne udhëtojmë me anije dhe marrim pak ujë me vete. Nëse marrim abdest me të, do të kemi etje. Atëherë, a mund të marrim abdest me ujin e detit?" I Dërguari i Allahut ﷺ u tha: "Uji i detit është pastrues dhe e ngordhura e tij është e lejueshme."
Sahih Transmetojnë Ebu Daudi, Tirmidhiu, Nesaiu, Ibn Maxheh dhe Ahmedi.
"Atë që i fal rregullisht katër rekate para drekës dhe katër pas saj, Allahu do ta ndalojë atë nga zjarri i Xhehenemit."
Sahih Transmetojnë Ebu Daudi, Tirmidhiu, Nesaiu, Ibn Maxheh dhe Ahmedi.
Profeti ﷺ midis dy sexhdeve thoshte: "O Allah, më fal, më mëshiro, më jep shëndet, më udhëzo dhe më furnizo!"
Hasen bi shevahidihi Transmetojnë Ebu Davudi, Tirmidhiu, Ibn Maxhe dhe Ahmedi.