Skip to content
841 Hadithe

Enciklopedia e Hadithit të Pejgamberit

Filtro rezultatet

31 nga 841 kartela

Hiq filtrat
"Vajta te Profeti ﷺ së bashku me një grup grash nga ensarët për t’i dhënë besën. Ne thamë: "O i Dërguari i Allahut, të japim besën se nuk do t’i shoqërojmë Allahut asgjë, nuk do të vjedhim, nuk do të bëjmë imoralitet, nuk do të gënjejmë, nuk do të shpifim dhe nuk do të të kundërshtojmë në atë që është e drejtë." Profeti ﷺ tha: “Aq sa të keni mundësi dhe të mund ta përballoni.” Ne thamë: "Allahu dhe i Dërguari i Tij janë më të mëshirshëm ndaj nesh. Eja, o i Dërguari i Allahut, të ta japim besën, duke të shtrënguar dorën." Por i Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Unë nuk ua shtrëngoj dorën grave. Fjala ime drejtuar njëqind grave është si fjala ime drejtuar një gruaje”, ose tha: “si fjala ime drejtuar një gruaje.”
Sahih Transmetojnë Tirmidhiu, Nesaiu dhe Ibn Maxheh.
"Vajta te Safvan ibn Asal Muradiu për ta pyetur rreth mes'hut mbi meste. Ai më tha: “Çfarë të ka sjellë, o Zirr?” Unë i thashë: “Kërkimi i dijes.” Ai tha: “Me të vërtetë, melekët i ulin krahët e tyre për kërkuesin e dijes, në shenjë kënaqësie për atë që ai kërkon.” Unë i thashë: “Më brente në gjoks çështja e mes'hut mbi meste pas nevojës së madhe dhe urinimit, e meqë ti je një prej shokëve të Profetit ﷺ, erdha të të pyes: a e ke dëgjuar atë të përmendë diçka rreth kësaj?” Ai tha: “Po. Kur ishim në udhëtim – ose udhëtarë – ai na urdhëronte që të mos i hiqnim mestet tona për tri ditë dhe netët e tyre, përveçse në rast të gjendjes së xhunubllëkut (papastërtisë së madhe), por jo për shkak të nevojës së madhe, urinimit apo gjumit.” Unë i thashë: “A e ke dëgjuar të përmendë diçka rreth dashurisë?” Ai tha: “Po, ishim në një udhëtim bashkë me Profetin ﷺ dhe, ndërsa ishim pranë tij, një beduin e thirri atë me një zë të lartë: "O Muhamed!" I Dërguari i Allahut ﷺ iu përgjigj me një zë po aq të lartë: "Ja ku jam!" Ne i thamë atij (beduinit): "Mjerë ti, ule zërin, se je pranë Profetit ﷺ dhe kjo të është ndaluar!" Ai tha: "Betohem në Allahun se nuk do ta ul!" Më pas, beduini tha: "Një njeri i do disa njerëz, por ende nuk u është bashkuar atyre (me vepra)." Profeti ﷺ tha: "Njeriu do të jetë me atë që do në Ditën e Kiametit." Dhe ai vazhdoi të na fliste derisa përmendi një portë nga ana e perëndimit, gjerësia e së cilës është sa një rrugëtim – ose një kalorës udhëton në gjerësinë e saj – për dyzet ose shtatëdhjetë vjet."
Sahih Transmetojnë Tirmidhiu, Ibn Maxhe dhe Ahmedi.
se një njeri e pyeti të Dërguarin e Allahut ﷺ, duke thënë: "O i Dërguar i Allahut, ne udhëtojmë me anije dhe marrim pak ujë me vete. Nëse marrim abdest me të, do të kemi etje. Atëherë, a mund të marrim abdest me ujin e detit?" I Dërguari i Allahut ﷺ u tha: "Uji i detit është pastrues dhe e ngordhura e tij është e lejueshme."
Sahih Transmetojnë Ebu Daudi, Tirmidhiu, Nesaiu, Ibn Maxheh dhe Ahmedi.
"Atë që i fal rregullisht katër rekate para drekës dhe katër pas saj, Allahu do ta ndalojë atë nga zjarri i Xhehenemit."
Sahih Transmetojnë Ebu Daudi, Tirmidhiu, Nesaiu, Ibn Maxheh dhe Ahmedi.
“Kur ndonjëri prej jush hyn në xhami, le t'i dërgojë selam Profetit dhe le të thotë: "O Allah, m'i hap mua dyert e Mëshirës Sate!" E, kur të dalë, le t'i dërgojë selam Profetit dhe le të thotë: "O Allah, më mbroj nga shejtani i mallkuar." Ndërsa sipas transmetimit të Hakimit qëndron: “E, kur të dalë, le t'i dërgojë selam Profetit ﷺ dhe le të thotë: "O Allah, më ruaj nga shejtani i mallkuar."
Hasen Transmetojnë Ibn Maxheh dhe Hakimi.
Profeti ﷺ midis dy sexhdeve thoshte: "O Allah, më fal, më mëshiro, më jep shëndet, më udhëzo dhe më furnizo!"
Hasen bi shevahidihi Transmetojnë Ebu Davudi, Tirmidhiu, Ibn Maxhe dhe Ahmedi.
“Mos i rrihni robëreshat e Allahut.” Pas njëfarë kohe, Omeri erdhi tek i Dërguari i Allahut ﷺ dhe tha: “Gratë janë bërë të pabindura ndaj burrave të tyre!” Atëherë, Pejgamberi ﷺ lejoi që ato të rrihen, por, pas kësaj, shumë gra u paraqitën te gratë e të Dërguarit të Allahut ﷺ për t'u ankuar nga burrat e tyre. Pas kësaj, i Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Shumë gra janë paraqitur te familja e Muhamedit (ﷺ) për t'u ankuar nga burrat e tyre; të këtillët nuk konsiderohen prej më të mirëve nga mesi juaj.”
Sahih Transmetojnë Ebu Daudi dhe Ibn Maxheh.