Skip to content
841 Hadithe

Enciklopedia e Hadithit të Pejgamberit

Filtro rezultatet

7 nga 841 kartela

Hiq filtrat

Grada e hadithit

"I Dërguari i Allahut e lexoi këtë ajet: “Është Ai që të ka shpallur ty (Muhamed) Librin, disa ajete të të cilit janë të qarta e me kuptim të drejtpërdrejtë. Ato janë themelet e Librit, kurse disa (ajete) të tjera janë jo krejtësisht të qarta (me kuptime alegorike). Ata, zemrat e të cilëve priren nga e pavërteta, ndjekin ajetet më pak të qarta, duke kërkuar të krijojnë pështjellim dhe duke kërkuar t'i komentojnë sipas dëshirës së vet. Por, kuptimin e tyre të vërtetë e di vetëm Allahu. Ndërkaq, ata që janë thelluar në dijeni, thonë: "Ne i besojmë (Kuranit). Të gjitha këto (ajete të qarta e alegorike) janë nga Zoti ynë! Këtë e kuptojnë vetëm mendarët.” (Al Imran, 7) - dhe tha: “Kur t'i shohësh ata që ndjekin ajetet jo krejtësisht të qarta, këta janë ata të cilët Allahu i ka përmendur. Andaj, ruajuni prej tyre!”
Sahih Muttefek alejhi
"Ena më e keqe që mbush njeriu është vetë barku (i tij). Njeriut i mjaftojnë ca kafshata që ta mbajë trupin e tij, por në qoftë se i duhet të hajë patjetër më shumë, atëherë le ta lërë një të tretën për ushqim, një të tretën për pije dhe një të tretën për frymëmarrje.”
Sahih Transmetojnë Imam Ahmedi, Tirmidhiu, Nesaiu dhe Ibn Maxheh.
"Mos kërkoni dituri për t'u mburrur para dijetarëve, as për të diskutuar me mendjelehtët, e as që të bëni vende nëpër kuvende! Kushdo që e bën këtë, Zjarri (për të është meritor), Zjarri."
Sahih Transmeton Ibn Maxhe.
“Fitnet do t'u paraqiten zemrave sikurse thuprat e hasrës, njëra pas tjetrës. Çdo zemre që i përpin ato, i shtohet një pikë e zezë, ndërsa çdo zemre që i refuzon ato, i shtohet një pikë e bardhë, derisa të bëhen dy lloje zemrash: njëra e bardhë sikurse guri i lëmueshëm, të cilën nuk e dëmton asnjë fitne, për aq sa të ekzistojnë qiejt dhe Toka; ndërsa tjetra e zezë sterrë, sikurse kupa e përmbysur, e cila nuk njeh të mirën e as refuzon të keqen, përveç nëse përputhet me epshin e saj.” Hudhejfe thotë: “I pata thënë se mes teje dhe kësaj fitneje është një derë e mbyllur në prag të thyerjes.” Omeri më pati thënë: “Vallë, do të thyhet, mos të pastë babai?! Se, po qe se vetëm do të hapej, do të kishte shpresë se prapë do të mbyllej.” I thashë: “Jo, do të thyhet.” Po ashtu, i tregova se ajo derë është një burrë që do të vritet ose do të vdesë. I rrëfeva hadith që nuk përmban gabime. Ebu Halidi thotë: “E pyeta Sadin: “O Ebu Malik, çfarë nënkupton shprehja “i zi sterrë?" Më tha: “Sikurse të bardhët (e theksuar) në diç të zezë.” I thashë: “Po “kupa e përmbysur”?” Më tha: “E kthyer mbrapsht.”
Sahih Transmeton Muslimi.
"Nuk kam lënë pas meje ndonjë sprovë më të dëmshme për burrat sesa gratë."
Sahih Muttefek alejhi
“Nuk ka besuar (plotësisht) ai që nuk i ka dëshirat në përputhje me atë që kam sjellë unë.”
Neveviu ka thënë: Hadith i saktë. E kemi shënuar në librin “El-Huxheh” me sened (zinxhir) sahih.
“Allahu solli një shembull: një rrugë të drejtë, në të dyja anët e kësaj rruge janë dy mure, në të cilat ka dyer të hapura e në çdo derë ka perde të lëshuara dhe në derën hyrëse të rrugës është një thirrës, i cili thotë: “O njerëz, të gjithë hyni në rrugë dhe mos lakoni!” Dhe një thirrës thërret nga brendia e rrugës e, kur të dëshirojë ta hapë ndonjërën prej atyre dyerve, thotë: "Mjerë ti! Mos e hap, se, po e hape, do të hysh në të. Rruga e drejtë është Islami, ndërsa dy muret janë kufijtë e Allahut të Lartësuar. Dyert e hapura janë ndalesat e Allahut të Lartësuar. E ai thirrësi në krye të rrugës është Libri i Allahut të Lartmadhërishëm, ndërsa thirrësi mbi rrugë është këshilluesi i Allahut në zemrën e çdo muslimani.”
Sahih Transmetojnë Tirmidhiu dhe Ahmedi.