Skip to content
841 Hadithe

Enciklopedia e Hadithit të Pejgamberit

Filtro rezultatet

19 nga 841 kartela

Hiq filtrat
“Veprat vlerësohen sipas nijetit dhe njeriut i takon ajo që e ka bërë nijet. Andaj, atij që ka bërë hixhret për hir të Allahut dhe të Dërguarit të Tij, i vlerësohet si hixhret për hir të Allahut dhe të Dërguarit të Tij. Ndërkaq, nëse ka bërë hixhret me qëllim të arritjes së të mirave të dynjasë ose që të martohet me ndonjë grua, hixhreti i tij do të vlerësohet sipas nijetit të tij.” Ndërkaq, në një version të Buhariut, qëndron: "Veprat vlerësohen sipas nijeteve dhe njeriut i takon ajo që e ka bërë nijet."
Sahih Muttefek alejhi
“Allahu solli një shembull: një rrugë të drejtë, në të dyja anët e kësaj rruge janë dy mure, në të cilat ka dyer të hapura e në çdo derë ka perde të lëshuara dhe në derën hyrëse të rrugës është një thirrës, i cili thotë: “O njerëz, të gjithë hyni në rrugë dhe mos lakoni!” Dhe një thirrës thërret nga brendia e rrugës e, kur të dëshirojë ta hapë ndonjërën prej atyre dyerve, thotë: "Mjerë ti! Mos e hap, se, po e hape, do të hysh në të. Rruga e drejtë është Islami, ndërsa dy muret janë kufijtë e Allahut të Lartësuar. Dyert e hapura janë ndalesat e Allahut të Lartësuar. E ai thirrësi në krye të rrugës është Libri i Allahut të Lartmadhërishëm, ndërsa thirrësi mbi rrugë është këshilluesi i Allahut në zemrën e çdo muslimani.”
Sahih Transmetojnë Tirmidhiu dhe Ahmedi.
Shpeshherë i Dërguari i Allahut ﷺ e thoshte (këtë lutje): "O rrotullues i zemrave, mbaje zemrën time të qëndrueshme në fenë Tënde!" I thashë: "O i Dërguari i Allahut! Ne të besuam dhe i besuam asaj me të cilën erdhe, a ke frikë për ne? - "Po. Vërtet zemrat janë ndërmjet dy gishtërinjve të Allahut: i rrotullon si të dëshirojë", - iu përgjigj Profeti ﷺ.
Sahih Transmetojnë Tirmidhiu dhe Ahmedi.