Skip to content
841 Hadithe

Enciklopedia e Hadithit të Pejgamberit

Filtro rezultatet

10 nga 841 kartela

Hiq filtrat

Grada e hadithit

“Allahumme leke eslemtu, ve bike amentu, ve alejke tevekkeltu, ve ilejke enebtu, ve bike hasamtu, Allahumme inni eudhu bi izzetike, la ilahe il-la Ente en tuddileni, Entel hajju el-ledhi la jemut, vel xhinu vel insu jemutune", - O Allah, Ty të jam dorëzuar, Ty të kam besuar, në Ty jam mbështetur, te Ti pendohem dhe për Ty armiqësohem! O Allah, kërkoj mbrojtje përmes krenarisë Sate, - nuk ka të adhuruar të denjë përveç Teje, - të më ruash nga devijimi! Ti je i Gjalli që nuk vdes, ndërsa xhinët dhe njerëzit vdesin!”
Sahih Ky hadith është muttefekun alejhi. Teksti këtu është i Muslimit ndërsa Buhariu e transmeton në version të shkurtuar.
“O Allah, kërkoj mbrojtjen Tënde nga humbja e begative të Tua, nga largimi i shëndetit që ma ke dhënë, nga zemërimi Yt i befasishëm dhe nga gjithë hidhërimi Yt!”
Sahih Transmeton Muslimi.
"Lutja më e shumtë e Pejgamberit (paqja qoftë mbi të!) ishte: 'O Allah, jepna në këtë jetë mirësi dhe në jetën tjetër mirësi dhe na ruaj nga dënimi i zjarrit!'"
Sahih Muttefek alejhi
“Të gjitha zemrat e njerëzve janë mes dy Gishtave të Mëshiruesit, sikur të ishin një zemër e vetme: e kthen atë nga të dojë.” Pastaj i Dërguari i Allahut ﷺ u lut: “O Allah, Ti që i kthen zemrat, na i kthe zemrat tona nga adhurimi Yt!”
Sahih Transmeton Muslimi.
“O Allah, kërkoj mbrojtjen Tënde nga paaftësia dhe përtacia, nga frika, koprracia dhe pleqëria e thellë, dhe nga dënimi i varrit. O Allah, jepi shpirtit tim devotshmërinë e tij dhe pastroje atë, sepse Ti je më i Miri që e pastron. Ti je Mbrojtësi dhe Zotëruesi i tij. O Allah, kërkoj mbrojtjen Tënde nga dituria që nuk bën dobi, nga zemra që nuk ka frikë, nga shpirti që nuk ngopet dhe nga lutja që nuk pranohet.”
Sahih Transmeton Muslimi.
“Rabi gfir li hatieti ve xhehli, ve israfi fi emri kulihi, ve ma Ente alemu bihi mini! Allahumme, igfir li hatajaje ve amdi, ve xhehli ve xhiddi ve hezli, ve kul-lu dhalike indi! Allahumme, igfir li ma kaddemtu ve ma ahhartu, ve ma esrartu ve ma alentu; Entel mukadimu ve Entel muahhiru, ve Ente ala kul-li shejin kadir (Zoti im, falma mëkatin tim, paditurinë time, teprimin tim në çdo punë dhe atë që Ti e di më mirë se unë! O Allah, m'i fal gabimet e mia, ato që i bëj me qëllim, nga padituria ose ato që i bëj me shaka, se të gjitha gjenden tek unë! O Allah, m'i fal mëkatet e kaluara dhe të tashmet, të fshehurat dhe ato që i kam shfaqur! Ti je i Pari dhe i Fundit, Ti ke fuqi për çdo gjë)!”
Sahih Muttefek alejhi
"Një beduin erdhi te Pejgamberi (paqja qoftë mbi të!) dhe i tha: 'Më mëso disa fjalë që t'i them!' Pejgamberi tha: 'Thuaj, nuk ka të adhuruar tjetër veç Allahut, i Cili është i Vetëm, pa ortak, Allahu është më i Madhi, Atij i takon falënderimi i shumtë, i Pastër është Allahu, Zoti i botëve, nuk ka ndryshim dhe as fuqi veçse nëpërmjet Allahut të Gjithëfuqishmit, të Urtit.' Beduini tha: 'Këto fjalë janë për Zotin tim, po për mua çfarë ka?' Pejgamberi i tha: 'Thuaj: O Allah, më fal, më mëshiro, më udhëzo dhe më furnizo!'"
Sahih Transmeton Muslimi.
“Thuaj: 'O Allah, më udhëzo dhe më bëj të saktë! Me udhëzim, ke për qëllim udhëzimin tënd në rrugën e drejtë, ndërsa me saktësi, saktësinë në të qëlluar me shigjetë!”
Sahih Transmeton Muslimi.