عربي - Arabic English Qafár af - Afar Afrikaans - Afrikanns Akan Shqip - Albanian አማርኛ - Amharic Հայերեն - Armenian অসমীয়া - Assamese Azərbaycanca - Azerbaijani Bamanankan - Bambara Bassa Bemba বাংলা - Bengali Bosanski - Bosnian Български - Bulgarian မြန်မာဘာသာ - Burmese Bisaya - Cebuano Cham Нохчий - Chechen chiCheŵa - Chewa 中文 - Chinese Адыгэбзэ - Circassian Hrvatski - Croatian Česky - Czech Dagbani Dansk - Danish فارسی دری - Dari Dendi ދިވެހި ބަސް - Dhivehi Nederlands - Dutch إستوني - Estonian Suomi - Finnish Français - French Fulfulde - Fula ქართული - Georgian Deutsch - German Ελληνικά - Greek ગુજરાતી - Gujrati Kreyòl ayisyen - Haitian Creole Hausa हिन्दी - Hindi Magyar - Hungarian Igbo Indonesia - Indonesian Italiano - Italian 日本語 - Japanese Jóola - Jola ಕನ್ನಡ - Kannada Қазақша - Kazakh ភាសាខ្មែរ - Khmer Kikuyu Ikinyarwanda - Kinyarwanda Ikirundi - Kirundi 한국어 - Korean كوردی سۆرانی - kurdish كوردي kurmancî - Kurmanji Kyrgyz ລາວ - Lao latviešu - Latvian Lingala lietuvių - Lithuanian Luganda Македонски - Macedonian Maguindanaon Malagasy - Malagasy Bahasa Melayu - Malay മലയാളം - Malayalam Mandinka मराठी - Marathi Mõõré - Moore नेपाली - Nepali أنكو - NKo Norwegian ଓଡ଼ିଆ - Odia oromoo - Oromo پښتو - Pashto فارسی - Persian Polski - Polish Portuguese ਪੰਜਾਬੀ - Punjabi Română - Romanian Русский - Russian Српски - Serbian Shona සිංහල - Sinhala Slovenščina - Slovenian Soomaaliga - Somali Soninke Sesotho - Sotho Español - Spanish Kiswahili - Swahili Svenska - Swedish Tagalog Тоҷикӣ - Tajik தமிழ் - Tamil తెలుగు - Telugu ไทย - Thai ትግረኛ - Tigrinya Türkçe - Turkish Ukrainian اردو - Urdu ئۇيغۇرچە - Uyghur Ўзбек - Uzbek Việt Nam - Vietnamese Wolof Yao Yorùbá - Yoruba Zarma زولو - Zulu
841 Hadithe
Enciklopedia e Hadithit të Pejgamberit
Kategoritë
Kategoritë (13)
Grada e hadithit
Transmetuar në
Shfaq burimet e tjera
Transmetuesi
Shfaq të gjithë transmetuesit (79)
"Disa persona e pyetën të Dërguarin e Allahut ﷺ rreth falltarëve, e në atë rast ai tha: “E tëra është kotësi.” Ata thanë: "O i Dërguari i Allahut, nganjëherë ata na tregojnë diçka e cila, pas një kohe, realizohet!" I Dërguari i Allahut ﷺ iu përgjigj: “Kjo që ndodh është një fjalë e vërtetë, të cilën ndonjë xhin e grabit dhe e përcjell në veshin e mikut të tij, i cili pastaj e përzien atë me njëqind gënjeshtra.”
Sahih Muttefek alejhi
"I Dërguari i Allahut ﷺ e ka mallkuar burrin që vesh veshjen e gruas dhe gruan që vesh veshjen e burrit."
Sahih Transmetojnë Nesaiu në Sunen el-Kubra, Ibn Maxheh me të njëjtin kuptim dhe Ahmedi.
“Një burrë flokëshprishur, banor i Nexhdit, erdhi tek i Dërguari i Allahut ﷺ. Jehona e zërit të tij dëgjohej, por s'kuptohej çfarë thoshte, derisa u afrua tek i Dërguari i Allahut dhe kuptuam se po pyeste për Islamin. I Dërguari i Allahut ﷺ i tha: - “Ke obligim faljen e pesë namazeve gjatë ditës dhe natës.” - A kam obligim diçka tjetër përveç kësaj? - tha ai. - “Jo, përveç nëse do të shtosh namaze vullnetare”, - i tha Profeti ﷺ. - “Ke obligim ta agjërosh muajin Ramazanin”, - tha pastaj Profeti ﷺ. - A kam diçka tjetër përveç kësaj? - e pyeti burri në fjalë. - “Jo, përveç nëse do të shtosh agjërim vullnetar”, - iu përgjigj Profeti ﷺ. Pastaj Profeti ﷺ ia përmendi zekatin. Ai ia ktheu: - A kam diçka tjetër përveç kësaj? - “Jo, përveç nëse do të japësh vullnetarisht”, - i tha Profeti ﷺ. Në fund, ky njeri u largua duke thënë: “Betohem në Allahun se, as do të shtoj, as do të pakësoj kurrgjë nga kjo." Atëherë, Profeti ﷺ tha: “Do të shpëtojë, nëse po thotë të vërtetën.”
Sahih Muttefek alejhi
“Unë do të jem zotëria i njerëzve Ditën e Kiametit. Dhe, vallë, e dini përse?! Allahu do t'i tubojë të gjithë njerëzit, të parët dhe të fundit, në një vend, saqë zëri i thirrësit i arrin çdonjërit dhe syri mund t'i përfshijë të gjithë. Dielli do t'u afrohet shumë afër dhe njerëzit do të pushtohen nga ankthi dhe brengat, aq sa s'mund të durojnë dhe s'mund ta bartin. Kështu, do t'i thonë njëri-tjetrit: “A nuk po e shihni në çfarë gjendjeje keni ardhur?” Pse nuk gjeni dikë të ndërmjetësojë te Zoti juaj? Disa thonë: “Shkoni tek Ademi. Shkojnë tek ai dhe i thonë: “Ti je babai i njerëzimit, Allahu të ka krijuar me Dorën e Vet dhe të ka fryrë shpirt me Frymën e Tij, si dhe melekët i ka urdhëruar të bien në sexhde për ty, andaj ndërmjetëso te Zoti yt për ne! A nuk sheh në çfarë gjendjeje kemi ardhur?” Ai u thotë: “Sot, Zoti im është zemëruar shumë, si kurrë më parë, dhe asnjëherë nuk do të zemërohet kësisoj. Ai ma pati ndaluar pemën, e unë i bëra mëkat. Vetja ime! Vetja ime! Vetja ime! Shkoni te ndonjë tjetër! Shkoni te Nuhu!”
Kur shkojnë te Nuhu, i thonë: “O Nuh, ti je i dërguari i parë te banorët e Tokës dhe Allahu të ka quajtur rob falënderues, ndërmjetëso te Zoti yt për ne! A nuk sheh çfarë na ka gjetur?” Ai u thotë: “Sot Zoti im i Lartësuar është zemëruar si kurrë më parë dhe asnjëherë nuk do të zemërohet kësisoj. Lutjen time të pakthyeshme e kam shfrytëzuar për popullin tim. Vetja ime! Vetja ime! Vetja ime! Shkoni te ndonjë tjetër! Shkoni tek Ibrahimi!” Kështu, shkojnë tek Ibrahimi dhe i thonë: “O Ibrahim, ti je i dërguari dhe miku i Allahut nga banorët e Tokës, ndërmjetëso për ne te Zoti yt! A nuk sheh në çfarë gjendjeje kemi ardhur?” Ai ua kthen: “Sot Zoti im është zemëruar si kurrë më parë, dhe asnjëherë nuk do të zemërohet kësisoj. Unë pata gënjyer tri herë. Vetja ime! Vetja ime! Vetja ime! Shkoni te ndonjë tjetër! Shkoni te Musai!” Kur shkojnë te Musai, i thonë: “O Musa, ti je i dërguari i Allahut dhe Ai të ka dalluar nga njerëzit e tjerë me shpallje dhe të ka folur drejtpërdrejt. Ndërmjetëso për ne te Zoti yt! A nuk sheh çfarë na ka gjetur?” Ai u thotë: “Sot Zoti im është zemëruar si kurrë më parë dhe asnjëherë nuk do të zemërohet kësisoj. Ndërkohë, unë pata vrarë një njeri që nuk më lejohej. Vetja ime! Vetja ime! Vetja ime! Shkoni te ndonjë tjetër! Shkoni tek Isai!”
Me të shkuar tek Isai, i thonë: “Ti je i dërguari i Allahut dhe fjala e Tij që ia ka vendosur Merjemes, si dhe frymë prej Tij. U pate folur njerëzve qysh në djep, duke qenë foshnjë. Ndërmjetëso për ne! A nuk sheh çfarë na ka gjetur?” Isai u thotë: “Sot Zoti im është zemëruar si kurrë më parë dhe asnjëherë nuk do të zemërohet kështu.” - Pa përmendur ndonjë mëkat, vazhdon: - “Vetja ime! Vetja ime! Vetja ime! Shkoni te ndonjë tjetër! Shkoni te Muhamedi ﷺ!” Kështu, kur shkojnë te Muhamedi ﷺ, i thonë: “O Muhamed, ti je i Dërguari i Allahut dhe vula e pejgamberëve. Allahu t'i ka falur mëkatet e kaluara dhe të ardhshmet. Ndërmjetëso për ne te Zoti yt! A nuk sheh në çfarë gjendjeje kemi ardhur?” Prandaj, unë shkoj nën Arsh dhe bie në sexhde për Zotin tim të Lartmadhëruar. Allahu më frymëzon me falënderime dhe lëvdata ndaj Tij, që askujt më parë nuk ia ka shfaqur, pastaj Ai thotë: “O Muhamed, ngrije kokën dhe kërko, që të të jepet, ndërmjetëso, se do të të pranohet ndërmjetësimi!” Unë e ngre kokën dhe them: “Umeti im, o Zot! Umeti im, o Zot!” Më thuhet: “O Muhamed, gjithë pjesëtarët e umetit tënd, që nuk do të merren në llogari, futi nëpërmjet portës së djathtë të Xhenetit, njëherazi ata janë pjesëmarrës edhe nëpër portat e tjera me të tjerët!” Pastaj tha: “Betohem në Atë, në Dorën e të Cilit është shpirti im, se mes dy skajeve të portave të Xhenetit ka hapësirë sa prej Mekës deri në Himjer, - ose ka thënë: sa prej Mekës deri në Busra.”
Sahih Muttefek alejhi
"Kush i ka bërë ndonjë padrejtësi vëllait të tij në nderin e tij ose në ndonjë gjë tjetër, le t'ia kërkojë hallallin sot, para se të mos ketë as dinar e as dërhem; nëse ka vepra të mira, do t'i merren atij në masën e padrejtësisë që ka bërë, e nëse nuk ka vepra të mira, do të merret një pjesë e gjynaheve të atij që i është bërë padrejtësi dhe do të ngarkohen mbi të."
Sahih Transmeton Buhariu.
"Ai që betohet në dikë tjetër përveç Allahut, ka bërë kufër ose shirk.”
Sahih Transmetojnë Ebu Davudi, Tirmidhiu dhe Ahmedi.
“Gjithë umeti im do të hyjnë në Xhenet, përveç atyre që refuzojnë.” Të pranishmit pyetën: "O i Dërguar i Allahut, e kush refuzon?" Profeti ﷺ tha: "Kush më bindet mua, do të hyjë në Xhenet, e, kush më kundërshton, ka refuzuar."
Sahih Transmeton Buhariu.
“Allahu i dëshiron tri gjëra nga ju dhe i urren tri tjera.Dëshiron që ju ta adhuroni e të mos i bëni shok Atij, të kapeni të gjithë për Librin e Allahut dhe të mos përçaheni, kurse urren te ju thashethemet, të pyeturit e shumtë dhe shpërdorimin e pasurisë.”
Sahih Transmeton Muslimi.