Skip to content
841 Hadithe

Enciklopedia e Hadithit të Pejgamberit

Filtro rezultatet

14 nga 841 kartela

Hiq filtrat
"Kur Allahu e krijoi Xhenetin dhe Zjarrin, e dërgoi Xhibrilin (alejhi selam) në Xhenet dhe i tha: "Shikoje atë dhe çfarë kam përgatitur në të për banorët e tij!" E shikoi dhe u kthye, pastaj tha: "Pasha krenarinë Tënde, kushdo që do të dëgjojë për të, do të (mundohet të) hyjë në të." Atëherë (Allahu) urdhëroi që të rrethohet (Xheneti) me vështirësi. Sërish i tha: "Shko dhe shikoje atë dhe çfarë kam përgatitur në të për banorët e tij!" Kështu, e shikoi, kur ja, ishte rrethuar me vështirësi, kështu që tha: "Pasha krenarinë Tënde, kam frikë se askush nuk do të hyjë në të." (Allahu) i tha: "Shko shikoje Zjarrin dhe çfarë kam përgatitur në të për banorët e tij!" E shikoi atë, kur ja, ishte ndërtuar në shtresa një mbi një, kështu që u kthye dhe tha: "Pasha krenarinë Tënde, askush nuk do (të dëshirojë) të hyjë në të!" Atëherë (Allahu) urdhëroi që të rrethohet (Zjarri) me epshe. Sërish i tha: "Kthehu dhe shikoje!" Kështu, e shikoi, kur ja, ishte rrethuar me epshe, kështu që u kthye dhe tha: "Pasha krenarinë Tënde, kam frikë se askush nuk do t'i shpëtojë hyrjes në të!"
Hasen Transmetojnë Ebu Davudi, Tirmidhiu dhe Nesaiu.
E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë: "Allahu i Lartësuar thotë: “O bir i Ademit, sa herë që më lutesh e shpreson tek Unë, do të t'i fal ato që ke bërë dhe s'e kam dert. O bir i Ademit, nëse gjynahet e tua arrijnë kupën e qiellit, dhe pastaj më kërkon falje, Unë do të të fal dhe s'e kam dert. O bir i Ademit, nëse ti më vjen me gabime sa Toka, por më takon duke mos më shoqëruar asgjë në adhurim, Unë do të të vij me po aq falje.”
Hasen Transmeton Tirmidhiu.
se kur Profeti ﷺ hynte në xhami, thoshte: “Eudhu bilahil adhim, ve bivexhhihil kerim, ve sultanihil kadim, minesh shejtani err rraxhim (I kërkoj mbrojtje Allahut të Madhërishëm me Fytyrën e Tij Fisnike dhe pushtetin e Tij të lashtë nga shejtani i mallkuar!)” Më tha: “Vetëm kaq?” - Po, - i thashë. Më tha (se Profeti ﷺ ka thënë): “Kur ta thotë këtë, shejtani thotë: “U mbrojt nga unë për tërë ditën.”
Hasen Transmeton Ebu Davudi.
se një burrë erdhi te Pejgamberi (paqja qoftë mbi të!) dhe foli me të për një çështje dhe pastaj tha: "Si të dojë Allahu dhe si të duash ti!" Sakaq, Pejgamberi (paqja qoftë mbi të!) i tha: "A më bëre të barabartë me Allahun!?" Thuaj: "Si të dojë Allahu i Vetëm!"
Isnadi hasen رواه ابن ماجه والنسائي في الكبرى وأحمد
"Njeriu është në fenë e shokut të tij, andaj secili prej jush të shikojë se kë shoqëron!"
Hasen Transmetojnë Ebu Davudi, Tirmidhiu dhe Ahmedi.
“Vërtet gjëja që kam më shumë frikë për ju është shirku i vogël.” Të pranishmit i thanë: “Çfarë është shirku i vogël, o i Dërguari i Allahut?" Profeti ﷺ tha: “Syefaqësia. Allahu i Lartmadhëruar do t'u thotë atyre në Ditën e Kiametit, kur njerëzit do të shpërblehen për veprat e tyre: "Shkoni tek ata për të cilët bënit syefaqësi në këtë botë dhe shihni se a do të gjeni ndonjë shpërblim tek ata!"
Hasen Transmeton Ahmedi.
“Vërtet Allahu ia ka falur umetit tim gabimet që i bën pa qëllim, gabimet që i bën nga harresa dhe ato që i bën duke qenë i detyruar (nga të tjerët).”
Neveviu ka thënë: Hadith i gradës së mirë. Transmetojnë Ibn Maxheh, Bejhekiu dhe të tjerë.
"Nuk është sipas udhëzimit tonë ai që bën tetajur (beson në ogure të zeza) ose bëhet për të tetajur, e as ai që bën fall ose shkon tek ai që bën fall, e as ai që bën magji ose bëhet për të magji dhe as ai që lidh nyja. Ai që shkon te falltari dhe i beson asaj që thotë, ka mohuar atë që i ka zbritur Muhamedit ﷺ."
Hasen Transmeton Bezari.