Skip to content
841 Hadithe

Enciklopedia e Hadithit të Pejgamberit

Filtro rezultatet

6 nga 841 kartela

Hiq filtrat
"Kur Allahu e krijoi Xhenetin dhe Zjarrin, e dërgoi Xhibrilin (alejhi selam) në Xhenet dhe i tha: "Shikoje atë dhe çfarë kam përgatitur në të për banorët e tij!" E shikoi dhe u kthye, pastaj tha: "Pasha krenarinë Tënde, kushdo që do të dëgjojë për të, do të (mundohet të) hyjë në të." Atëherë (Allahu) urdhëroi që të rrethohet (Xheneti) me vështirësi. Sërish i tha: "Shko dhe shikoje atë dhe çfarë kam përgatitur në të për banorët e tij!" Kështu, e shikoi, kur ja, ishte rrethuar me vështirësi, kështu që tha: "Pasha krenarinë Tënde, kam frikë se askush nuk do të hyjë në të." (Allahu) i tha: "Shko shikoje Zjarrin dhe çfarë kam përgatitur në të për banorët e tij!" E shikoi atë, kur ja, ishte ndërtuar në shtresa një mbi një, kështu që u kthye dhe tha: "Pasha krenarinë Tënde, askush nuk do (të dëshirojë) të hyjë në të!" Atëherë (Allahu) urdhëroi që të rrethohet (Zjarri) me epshe. Sërish i tha: "Kthehu dhe shikoje!" Kështu, e shikoi, kur ja, ishte rrethuar me epshe, kështu që u kthye dhe tha: "Pasha krenarinë Tënde, kam frikë se askush nuk do t'i shpëtojë hyrjes në të!"
Hasen Transmetojnë Ebu Davudi, Tirmidhiu dhe Nesaiu.
"Një burrë erdhi te Profeti ﷺ dhe i tha: "O i Dërguar i Allahut! Ndonjëri prej nesh ndien në vetvete diçka, - që i shkon ndërmend, - e që të bëhet hi është më e dashur për të sesa të flasë rreth saj." Profeti ﷺ i tha: “Allahu është më i Madhi! Allahu është më i Madhi! Lavdërimi i takon Allahut, që e ktheu dredhinë e tij (thjesht) në cytje (vesvese).”
Sahih Transmetojnë Ebu Davudi dhe Nesaiu në “Es-Sunen el-kubra”.
"Mos thoni: "Siç dëshiron Allahu dhe siç dëshiron filani!", por thoni: "Siç dëshiron Allahu, pastaj siç dëshiron filani!"
Sahih bi muxhmui turukihi Transmetojnë Ebu Davudi, Nesaiu në “Es-Sunen el-kubra” dhe Ahmedi.
"Besëlidhja ndërmjet nesh dhe atyre është namazi. Andaj, ai që e lë namazin, ka rënë në kufër (mosbesim)."
Sahih Transmetojnë Tirmidhiu, Nesaiu, Ibn Maxhe dhe Ahmedi.
"I Dërguari i Allahut ﷺ e ka mallkuar burrin që vesh veshjen e gruas dhe gruan që vesh veshjen e burrit."
Sahih Transmetojnë Nesaiu në Sunen el-Kubra, Ibn Maxheh me të njëjtin kuptim dhe Ahmedi.
se një burrë erdhi te Pejgamberi (paqja qoftë mbi të!) dhe foli me të për një çështje dhe pastaj tha: "Si të dojë Allahu dhe si të duash ti!" Sakaq, Pejgamberi (paqja qoftë mbi të!) i tha: "A më bëre të barabartë me Allahun!?" Thuaj: "Si të dojë Allahu i Vetëm!"
Isnadi hasen رواه ابن ماجه والنسائي في الكبرى وأحمد