Skip to content
841 Hadithe

Enciklopedia e Hadithit të Pejgamberit

Filtro rezultatet

3 nga 841 kartela

Hiq filtrat

Grada e hadithit

"Vërtet shejtani e ka humbur shpresën që të adhurohet nga ata që falen në Gadishullin Arabik, por nuk e ka humbur shpresën për të mbjellë përçarje mes tyre."
Sahih Transmeton Muslimi.
“Në një betejë, një muhaxhir i dha një shkelm mbrapa një ensariu. Si pasojë, ensariu thirri: “O ensarë (ndihmë)!” Edhe muhaxhiri thirri: “O muhaxhirë (ndihmë)!” Allahu ia mundësoi të Dërguarit të Tij ﷺ ta dëgjojë këtë, e në atë rast tha: “Ç'është kjo?” Të pranishmit iu përgjigjën: “Një muhaxhir i dha një shkelm mbrapa një ensariu, ndaj ensariu thirri: “O ensarë (ndihmë)!” Edhe muhaxhiri thirri: “O muhaxhirë (ndihmë)!” Atëherë Pejgamberi ﷺ u tha: “Hiqjuni kësaj! Kjo është gjë e shëmtuar.” Xhabiri thotë: “Kur Pejgamberi ﷺ erdhi në Medinë, ensarët qenë shumicë, por, më vonë, muhaxhirët u bënë më shumë. Abdullah ibn Ubeji tha: “Vallë, ashtu paskan bërë? Betohem në Allahun se, po u kthyem në Medinë, të fortët do t'i përzënë të dobëtit që andej.” Omer ibn Hatabi tha: “O i Dërguari i Allahut, lërmë t'ia pres kokën këtij hipokriti!” Por, Pejgamberi ﷺ tha: “Lëre, se pastaj njerëzit do të thonë se (Muhamedi) po i vret shokët e vet.”
Sahih Muttefek alejhi
"Ruhuni nga padrejtësia, sepse padrejtësia është errësirë në Ditën e Gjykimit. Ruhuni nga koprracia, sepse koprracia i shkatërroi ata që ishin para jush. I shtyu që të derdhin gjakun e njëri-tjetrit dhe të përligjin uzurpimin e të drejtave të njëri-tjetrit."
Sahih Transmeton Muslimi.