Skip to content
841 Hadithe

Enciklopedia e Hadithit të Pejgamberit

Filtro rezultatet

6 nga 841 kartela

Hiq filtrat
"Ndër shenjat e Islamit të mirë të një njeriu është lënia e gjërave që nuk i përkasin."
Neveviu ka thënë: Hadith i gradës së mirë. Hadithin e shënojnë Tirmidhiu dhe të tjerë.
“Largohuni nga shtatë mëkatet shkatërruese!” Të pranishmit thanë: "O i Dërguari i Allahut, cilat janë ato?" Profeti ﷺ tha: 1. “Të bërët ortak Allahut (shirku), 2. Sihri (magjia), 3. Vrasja padrejtësisht e atij që ka ndaluar Allahu, 4. Përdorimi i kamatës, 5. Ngrënia e pasurisë së jetimit, 6. Ikja nga fronti i luftës, 7. Shpifja për gratë e ndershme, besimtare e të pastra.”
Sahih Muttefek alejhi
“Ruajuni nga paragjykimet, sepse paragjykimet janë gënjeshtrat më të mëdha!. Mos spiunoni, mos përgjoni dhe mos urreni njëri-tjetrin, por jini robër të Allahut, vëllezër.”
Sahih Muttefek alejhi
"Ai që gënjen qëllimisht për mua, le të përgatitet për ulësen e tij në Zjarr.”
Sahih Muttefek alejhi
"Kushdo që mëson një dituri prej asaj me të cilën kërkohet fytyra e Allahut të Lartmadhërishëm, e nuk e mëson atë përveçse për të arritur me të ndonjë përfitim nga kjo botë, nuk do ta gjejë aromën e Xhenetit në Ditën e Kiametit” - domethënë, erën e tij."
Sahih Transmetojnë Ebu Davudi, Ibn Maxhe dhe Ahmedi.
“A e dini se kush është i falimentuari?” Të pranishmit iu përgjigjën: "I falimentuari te ne është ai që nuk ka as dërhemë e as mall." Atëherë Profeti ﷺ tha: “I falimentuari nga umeti im është ai që vjen në Ditën e Kiametit me namaz, me agjërim dhe me zekat, mirëpo e ka ofenduar filanin, ka shpifur për filanin, e ka ngrënë pasurinë e filanit, ka derdhur gjakun e filanit dhe ka rrahur filanin. Rrjedhimisht, filanit do t'i jepen nga të mirat e këtij, atij tjetrit do t'i jepen nga të mirat e këtij, e, kur t'i harxhohen të mirat para se t'i lajë padrejtësitë ndaj tyre, atëherë do të merren mëkatet e tyre dhe do t'i hidhen këtij dhe më pas do të hidhet në Zjarr.”
Sahih Transmeton Muslimi.