Skip to content
841 Hadithe

Enciklopedia e Hadithit të Pejgamberit

Filtro rezultatet

27 nga 841 kartela

Hiq filtrat

Grada e hadithit

“Mirësia është sjellja e mirë ndërsa mëkati është ajo që të bren në zemër dhe nuk dëshiron që njerëzit të mësojnë për të.”
Sahih Hadithin e parë e transmeton Muslimi ndërsa hadithin e dytë Ahmedi dhe Darimiu.
“Kapuni fort për çiltërsinë, sepse çiltërsia shpie në mirësi, ndërsa mirësia shpie në Xhenet. Njeriu vazhdon të jetë i çiltër dhe ta synojë çiltërsinë, derisa të shkruhet shumë i çiltër tek Allahu. Ruajuni gënjeshtrës, sepse gënjeshtra shpie në shthurje, ndërsa shthurja shpie në Zjarr. Njeriu vazhdon të gënjejë dhe ta synojë gënjeshtrën, derisa të shkruhet gënjeshtar i madh tek Allahu.”
Sahih Muttefek alejhi
“Nuk quhet i fortë ai që triumfon mbi të tjerët, por, në të vërtetë, i fortë është ai që përmbahet kur është i zemëruar.”
Sahih Muttefek alejhi
“Kush privohet prej butësisë, do të privohet prej mirësisë.”
Sahih Transmeton Muslimi.
"Çdo gjë që shoqërohet nga butësia, zbukurohet, e çdo gjë që zhvishet nga butësia, shëmtohet."
Sahih Transmeton Muslimi.
"Vërtet Allahu e ka bërë të detyrueshme mirësinë në çdo çështje, andaj, kur të vrisni, vritni në mënyrën më të mirë dhe kur të therni, therni në mënyrën më të mirë: le ta mprehë secili prej jush thikën dhe le t'ia lehtësojë dhimbjen kafshës!"
Sahih Transmeton Muslimi.
“Mos kini zili ndaj njëri-tjetrit, mos e mashtroni njëri-tjetrin, mos e urreni njëri-tjetrin, mos ia ktheni shpinën njëri-tjetrit, mos ndërhyni në shitblerjen e njëri-tjetrit. Bëhuni robër të Allahut, vëllezër të vërtetë. Muslimani është vëlla i muslimanit: nuk i bën padrejtësi, nuk e tradhton, nuk e gënjen e as nuk e poshtëron. Devotshmëria është këtu.” - duke bërë me shenjë në gjoksin e tij tri herë. “I mjafton si e keqe njeriut ta përulë vëllanë e vet musliman. Kundrejt muslimanit, muslimani në tërësi është i paprekshëm: gjaku, pasuria dhe nderi i tij.”
Sahih Transmeton Muslimi.
“Allahu më shpalli mua: “Bëhuni modestë, ashtu që të mos i mburreni njëri-tjetrit e as të mos i bëni padrejtësi njëri-tjetrit.”
Sahih Transmeton Muslimi.