Skip to content
841 Hadithe

Enciklopedia e Hadithit të Pejgamberit

Filtro rezultatet

3 nga 841 kartela

Hiq filtrat
Filter
Pick a property to filter by
الفئة المستهدفة1
حجم المحتوى2
التخريج المتعدد3
التخريج المتعدد: مسلم

Grada e hadithit

Transmetuar në

"Që të them: "Subhanallah (i patëmeta është Allahu), elhamdulilah (lavdërimi i takon Allahut), la ilahe il-lallah (nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut) dhe Allahu ekber (Allahu është më i madhi)" është më e dashur tek unë se çdo gjë që Dielli e përshkon kur lind."
Sahih Transmeton Muslimi.
التصنيف الشرعيفضل الذكر، الأذكار المطلقةموضوعات الحديثالذِّكْر
“Ai që pas çdo namazi e lartëson Allahun (thotë subhanallah) tridhjetë e tri herë, e falënderon Allahun (thotë elhamdulilah) tridhjetë e tri herë dhe e madhëron Allahun (thotë Allahu ekber) tridhjetë e tri herë, që të gjitha bëhen nëntëdhjetë e nëntë, dhe të njëqindtën e plotëson duke thënë: "La ilahe il-lallahu uahdehu la sherike leh, lehul mulku ue lehul hamdu ue huve ala kul-li shej'in kadir (S'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut, të Vetmit, që nuk ka ortak. Atij i takon sundimi dhe lavdia, Ai ka fuqi për çdo gjë), do t'i falen mëkatet, edhe në qofshin sa shkuma e detit.”
Sahih Transmeton Muslimi.
التصنيف الشرعيفضل الذكر، أذكار الصلاةموضوعات الحديثالذِّكْر، سنن الصلاة
"Teksa i Dërguari i Allahut ﷺ po ecte rrugës për në Mekë, kaloi pranë një kodre që quhej Xhumdan dhe tha: 'Ecni, se ky është Xhumdani! Kanë përparuar muferridunët!' - Cilët janë muferridunët, o i Dërguari i Allahut? - pyetën ata. - 'Ata burra dhe ato gra që e përmendin Allahun shumë', - tha Pejgamberi ﷺ."
Sahih Transmeton Muslimi.
التصنيف الشرعيفضل الذكرموضوعات الحديثالذِّكْر