Skip to content
841 Hadithe

Enciklopedia e Hadithit të Pejgamberit

Filtro rezultatet

15 nga 841 kartela

Hiq filtrat
"Le të jetë gjuha jote gjithnjë e njomë nga përmendja e Allahut."
Sahih Transmetojnë Ahmedi, Tirmidhiu, Ibn Maxheh dhe Ibn Hibbani.
"Atij që thotë: "Subhanallahi ve bihamdihi (I patëmeta është Allahu dhe lavdërimi i takon Atij)", njëqind herë në ditë, i fshihen mëkatet, edhe në qofshin sa shkuma e detit."
Sahih Muttefek alejhi
"A t'ju tregoj për veprën tuaj më të mirë, më të pastër te Sunduesi juaj dhe më të lartë për ju në pozitë; më të mirë për ju se shpenzimi i arit dhe argjendit dhe më të mirë për ju sesa të përballeni me armikun tuaj: t'u mëshoni në qafat e tyre dhe t'ju mëshojnë në qafat tuaja?" Thanë: "Patjetër." Atëherë Profeti ﷺ tha: "Përkujtimi i Allahut të Lartësuar."
Sahih Transmetojnë Tirmidhiu, Ibn Maxhe dhe Ahmedi.
shkoi te Profeti ﷺ dhe i tha: "O i Dërguari i Allahut! Shejtani po ndërhyn mes meje e namazit dhe leximit tim nga Kurani, si dhe po m'i ngatërron." Profeti ﷺ i tha: "Ai është një shejtan që quhet Hinzeb. Kur ta vëresh praninë e tij, kërko mbrojtjen e Allahut kundrejt tij dhe pështyj tri herë lehtë nga ana jote e majtë!" Më pas Othmani tha: "Ashtu veprova dhe Allahu ma largoi atë."
Sahih Transmeton Muslimi.
“Atij që thotë njëqind herë në ditë: "La ilahe ilallahu vahdehu la sherike leh, lehul mulku ve lehul hamdu, ve huve ala kuli shejin kadir (S'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut, të Vetmit që nuk ka ortak. Atij i takon sundimi dhe lavdi, Ai ka fuqi për çdo gjë)", i numërohen sikur t'i ketë liruar dhjetë robër, i shkruhen njëqind të mira e i fshihen njëqind mëkate dhe i bëhen strehim kundrejt shejtanit për tërë ditën deri në mbrëmje. Askush nuk ka vepruar diçka më me vlerë se kjo, përveç atij që punon (thotë) më shumë se kaq.”
Sahih Muttefek alejhi
"Le të jetë gjuha jote gjithnjë e njomë nga përmendja e Allahut të Madhërishëm."
Sahih Transmetojnë Tirmidhiu, Ibn Maxhe dhe Ahmedi.
Profeti ﷺ transmeton nga Zoti i vet i Lartmadhërishëm dhe thotë: “Një njeri bëri një mëkat dhe tha: “O Allah, më fal mëkatin!” Allahu i Lartmadhërishëm thotë: “Robi Im bëri mëkat, por e diti se ka një Zot që fal mëkatet dhe dënon për to.” Pastaj bëri mëkat sërish dhe tha: “O Zot, më fal mëkatin!” Allahu i Lartmadhërishëm thotë: “Robi Im bëri mëkat, por e diti se ka një Zot që fal mëkatet dhe dënon për to." Pastaj bëri mëkat sërish dhe tha: “O Zot, më fal mëkatin!” Allahu i Lartmadhërishëm thotë: “Robi Im bëri mëkat, por e diti se ka një Zot që fal mëkatet dhe dënon për to. Bëj ç'të duash (përderisa kërkon falje pas çdo mëkati), se ta kam falur.”
Sahih Muttefek alejhi
E megjithatë (mbaj mend që) një ditë, i Dërguari i Allahut ﷺ pa një grup sahabësh të tubuar dhe i pyeti: - "Përse jeni ulur kështu?" - Jemi ulur të përmendim Allahun e ta falënderojmë që na ka udhëzuar në Islam dhe na ka begatuar me të, - u përgjigjën ata. - "Betohuni për Allahun se vetëm për këtë jeni ulur!" - i tha Profeti ﷺ. - Betohemi për Allahun se nuk jemi ulur për asgjë tjetër pos kësaj-thanë ata. Atëherë i Dërguari i Allahut ﷺ u tha: “Nuk ju kërkova të betoheni se ju akuzoj, por Xhibrili më erdhi dhe më tregoi se Allahu i Madhërishëm po krenohet me ju përpara melekëve.”
Sahih Transmeton Muslimi.