Skip to content
841 Hadithe

Enciklopedia e Hadithit të Pejgamberit

Filtro rezultatet

11 nga 841 kartela

Hiq filtrat

Grada e hadithit

"Atij që thotë: "Subhanallahi ve bihamdihi (I patëmeta është Allahu dhe lavdërimi i takon Atij)", njëqind herë në ditë, i fshihen mëkatet, edhe në qofshin sa shkuma e detit."
Sahih Muttefek alejhi
shkoi te Profeti ﷺ dhe i tha: "O i Dërguari i Allahut! Shejtani po ndërhyn mes meje e namazit dhe leximit tim nga Kurani, si dhe po m'i ngatërron." Profeti ﷺ i tha: "Ai është një shejtan që quhet Hinzeb. Kur ta vëresh praninë e tij, kërko mbrojtjen e Allahut kundrejt tij dhe pështyj tri herë lehtë nga ana jote e majtë!" Më pas Othmani tha: "Ashtu veprova dhe Allahu ma largoi atë."
Sahih Transmeton Muslimi.
“Atij që thotë njëqind herë në ditë: "La ilahe ilallahu vahdehu la sherike leh, lehul mulku ve lehul hamdu, ve huve ala kuli shejin kadir (S'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut, të Vetmit që nuk ka ortak. Atij i takon sundimi dhe lavdi, Ai ka fuqi për çdo gjë)", i numërohen sikur t'i ketë liruar dhjetë robër, i shkruhen njëqind të mira e i fshihen njëqind mëkate dhe i bëhen strehim kundrejt shejtanit për tërë ditën deri në mbrëmje. Askush nuk ka vepruar diçka më me vlerë se kjo, përveç atij që punon (thotë) më shumë se kaq.”
Sahih Muttefek alejhi
Profeti ﷺ transmeton nga Zoti i vet i Lartmadhërishëm dhe thotë: “Një njeri bëri një mëkat dhe tha: “O Allah, më fal mëkatin!” Allahu i Lartmadhërishëm thotë: “Robi Im bëri mëkat, por e diti se ka një Zot që fal mëkatet dhe dënon për to.” Pastaj bëri mëkat sërish dhe tha: “O Zot, më fal mëkatin!” Allahu i Lartmadhërishëm thotë: “Robi Im bëri mëkat, por e diti se ka një Zot që fal mëkatet dhe dënon për to." Pastaj bëri mëkat sërish dhe tha: “O Zot, më fal mëkatin!” Allahu i Lartmadhërishëm thotë: “Robi Im bëri mëkat, por e diti se ka një Zot që fal mëkatet dhe dënon për to. Bëj ç'të duash (përderisa kërkon falje pas çdo mëkati), se ta kam falur.”
Sahih Muttefek alejhi
E megjithatë (mbaj mend që) një ditë, i Dërguari i Allahut ﷺ pa një grup sahabësh të tubuar dhe i pyeti: - "Përse jeni ulur kështu?" - Jemi ulur të përmendim Allahun e ta falënderojmë që na ka udhëzuar në Islam dhe na ka begatuar me të, - u përgjigjën ata. - "Betohuni për Allahun se vetëm për këtë jeni ulur!" - i tha Profeti ﷺ. - Betohemi për Allahun se nuk jemi ulur për asgjë tjetër pos kësaj-thanë ata. Atëherë i Dërguari i Allahut ﷺ u tha: “Nuk ju kërkova të betoheni se ju akuzoj, por Xhibrili më erdhi dhe më tregoi se Allahu i Madhërishëm po krenohet me ju përpara melekëve.”
Sahih Transmeton Muslimi.
“O njerëz, pendohuni tek Allahu, sepse unë pendohem tek Allahu njëqind herë në ditë.”
Sahih Transmeton Muslimi.
“Kur myezini thotë: "Allahu ekber, Allahu ekber!" dhe ai që e dëgjon e përsërit: "Allahu ekber, Allahu ekber"; pastaj, kur ai thotë: "Eshhedu en la ilahe il-lallah", ky thotë: "Eshhedu en la ilahe il-lallah"; kur thotë: "Eshhedu enne Muhammeden resulullah", ky thotë: "Eshhedu enne Muhammeden resulullah"; kur thotë: "Haje ales-salah", ky thotë: "La havle ve la kuvete il-la bil-lah"; kur thotë: "Haje alel-felah", ky thotë: "La havle ve la kuvete ila bilah"; kur thotë: "Allahu ekber, Allahu ekber", ky thotë: "Allahu ekber, Allahu ekber", dhe, kur thotë: "La ilahe il-lallah", ky thotë: "La ilahe il-lallah", nga zemra e tij, do të hyjë në Xhenet.”
Sahih Transmeton Muslimi.
“Disa shokë të Profetit ﷺ i thanë atij: “O i Dërguari i Allahut, të pasurit i morën shpërblimet: ata falen ashtu siç falemi ne, agjërojnë ashtu siç agjërojmë ne dhe japin prej pasurisë që u tepron (e ne s'kemi për të dhënë). Atëherë Profeti ﷺ u tha: “A nuk jua ka mundësuar Allahu edhe juve që të jepni? Kështu, çdo tesbih (subhanallah) është sadaka, çdo tekbir (Allahu ekber) është sadaka, çdo tahmid (elhamdulilah) është sadaka, çdo tehlil (la ilahe il-lallah) është sadaka, urdhri për të mirën është sadaka, ndalimi nga e keqja është sadaka dhe marrëdhënia intime (me gratë tuaja) është sadaka.” - O i Dërguari i Allahut, a ndodh që të shpërblehemi edhe kur përmbushim epshin tonë? - thanë ata. - “Sikur dikush ta bënte në haram, a do të kishte mëkat? Rrjedhimisht, kur ta bëjë në hallall, do të ketë shpërblim”, - tha Profeti ﷺ.”
Sahih Transmeton Muslimi.