Skip to content
841 Hadithe

Enciklopedia e Hadithit të Pejgamberit

Filtro rezultatet

98 nga 841 kartela

Hiq filtrat
"Thashë: "O i Dërguari i Allahut, më thuaj një fjalë lidhur me Islamin, që, pas teje, nuk do të kem nevojë të pyes askënd." I Dërguari ﷺ tha: "Thuaj: "Besoj në Allahun e pastaj qëndro fuqishëm!"
Sahih Transmetojnë Muslimi dhe Ahmedi.
“Disa njerëz po zhyten në pasurinë e Allahut padrejtësisht. Ditën e Kiametit, të tillët i pret Zjarri.”
Sahih Transmeton Buhariu.
"Në të vërtetë, veprat vlerësohen sipas qëllimeve (nijeteve), dhe padyshim çdonjëri do të marrë vetëm atë që ka pasur për qëllim. Kështu, kushdo që shpërngulet tek Allahu dhe i Dërguari i Tij, shpërngulja e tij është për tek Allahu dhe i Dërguari i Tij. Ndërkaq, ai që shpërngulet për të fituar ndonjë të mirë të kësaj bote a për t'u martuar me ndonjë grua, atëherë shpërngulja e tij është për atë, për të cilën ai është shpërngulur."
Sahih Këtë thënie profetike e shënojnë dy hadithologët e mëdhenj: Ebu Abdullah Muhamed ibn Ismail ibn Ibrahim ibnul Mugira ibn Berdizbe el Buhariu dhe Ebul Husejn Muslim ibnul Haxhaxh ibn Muslim el Kushejri en Nejsaburiu, në Sahihët e tyre, të cilët janë librat më të saktë të përpiluar.
“Assesi asnjëri prej jush të mos vdesë pa pasur mendim të mirë për Allahun.”
Sahih Transmeton Muslimi.
"E kam pyetur të Dërguarin e Allahut ﷺ (a bëj mëkat) në lidhje me shikimin e paqëllimshëm (në femrën e ndaluar), e ai më urdhëroi që ta ndal shikimin e të mos e vazhdoj atë."
Sahih Transmeton Muslimi.
“Ruhuni nga kjo ndyrësi që Allahu e ka ndaluar. Ai që e kryen, le ta fshehë veten me mbulimin e Allahut dhe le të pendohet tek Ai, sepse, kushdo që na e zbulon hapur mëkatin e tij, ne do ta zbatojmë mbi të Librin e Allahut të Lartmadhëruar."
Sahih Transmetojnë Hakimi dhe Bejhekiu.
“Kjo botë është e ëmbël dhe e bukur. Allahu do t'ju bëjë zëvendës në Tokë, që t'ju shohë se si do të veproni, andaj ruajuni nga mashtrimet e saj dhe ruajuni nga gratë, sepse sprova e parë te bijtë e Israilit ka qenë përmes grave.”
Sahih Transmeton Muslimi.
"Nuk kam lënë pas meje ndonjë sprovë më të dëmshme për burrat sesa gratë."
Sahih Muttefek alejhi