Skip to content
841 Hadithe

Enciklopedia e Hadithit të Pejgamberit

Filtro rezultatet

75 nga 841 kartela

Hiq filtrat

Grada e hadithit

"Thashë: "O i Dërguari i Allahut, më thuaj një fjalë lidhur me Islamin, që, pas teje, nuk do të kem nevojë të pyes askënd." I Dërguari ﷺ tha: "Thuaj: "Besoj në Allahun e pastaj qëndro fuqishëm!"
Sahih Transmeton Muslimi.
“Grupi i parë që do të hyjnë në Xhenet do të kenë pamjen e hënës së plotë, ndërsa të tjerët pas tyre sikurse ylli më i shndritshëm në qiell. Aty as urinojnë, as kryejnë nevoja fiziologjike, as pështyjnë e as u rrjedhin hundët. Krehërit i kanë të artë, djersët e tyre janë prej myshku, ndërsa materiali i parfumit të tyre është bima e Aloes. Gratë e tyre janë hyritë sybukura. Të gjithë do të kenë formën e njëjtë, formën e babait të tyre, Ademit, të gjatë gjashtëdhjetë kute.”
Sahih Muttefek alejhi
“Kur dy muslimanë ndeshen me shpatat e tyre, vrasësi dhe i vrari do të jenë në Zjarr.” E pyeta: "O i Dërguari i Allahut, për vrasësin po kuptohet, po çfarë është puna e të vrarit?" Më tha: “Edhe ai ishte i vendosur për ta vrarë vëllanë e vet.”
Sahih Muttefek alejhi
“Allahu i Larmadhëruar thotë: "Unë aspak nuk kam nevojë për ortak. Kushdo që bën një vepër duke më bërë Mua ortak dikë në atë vepër, Unë e braktis atë së bashku me ortakërinë që ma ka bërë.”
Sahih Transmeton Muslimi.
"Pastërtia është gjysma e imanit, (thënia) "elhamdulilah" e rëndon peshoren, (thëniet:) "subhanallah" (i patëmeta është Allahu) dhe "elhamdulilah" (lavdërimi i takon Allahut) mbushin, - ose e mbush, - hapësirën ndërmjet qiejve dhe Tokës. Namazi është nur, lëmosha është dëshmi, durimi është ndriçim dhe Kurani është argument, për ose kundër teje. Andaj, çdo njeri, kur zgjohet në mëngjes, ose do ta shesë veten duke e liruar atë, ose do të vetëshkatërrohet."
Sahih Transmeton Muslimi.
Vallë, a nuk po keni ushqim e pije aq sa doni?! Ndërkaq, unë e kam parë Pejgamberin tuaj ﷺ kur nuk gjente as hurma të dobëta që ta mbushte barkun me to.
Sahih Transmeton Muslimi.
“Allahu më shpalli mua: “Bëhuni modestë, ashtu që të mos i mburreni njëri-tjetrit e as të mos i bëni padrejtësi njëri-tjetrit.”
Sahih Transmeton Muslimi.
"Me të vërtetë, Allahu nuk i shikon pamjet dhe pasuritë tuaja, por i shikon zemrat dhe veprat tuaja."
Sahih Transmeton Muslimi.