Skip to content
841 Hadithe

Enciklopedia e Hadithit të Pejgamberit

Filtro rezultatet

52 nga 841 kartela

Hiq filtrat

Grada e hadithit

“Kush i ka këto katër cilësi është hipokrit, e nëse ka vetëm ndonjërën prej tyre, atëherë ai ka një nga cilësitë e hipokritit, derisa ta lërë atë: “Kur flet gënjen; kur premton e thyen fjalën e dhënë; kur grindet tejkalon kufijtë dhe kur bën marrëveshje tradhton."
Sahih Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi.
“Një ditë Profeti ﷺ u ul në minber, kurse ne përreth tij, e në atë rast tha: “Gjëja prej së cilës frikësohem për ju, pas meje, është fakti se do t'ju hapen bukuritë dhe stolitë e dynjasë.” Njëri tha: “O i Dërguari i Allahut, e mira a mund ta sjellë të keqen?” Profeti ﷺ heshti, e atij (pyetësit) i thanë: “Ç'është puna jote, po i flet Profetit ﷺ, e ai nuk po ta kthen?” Pastaj vërejtëm se Profetit ﷺ po i zbriste shpallja. Pasi përfundoi, i fshiu djersët dhe pyeti: “Ku është pyetësi?” U duk sikur po e lavdëronte dhe tha: “E mira nuk e sjell të keqen, (dhënia pas grumbullimit të pasurisë së shumtë dëmton sikundërqë) gjelbërimi i pranverës e mbyt kafshën ose e sjell në prag të ngordhjes, përveç asaj që kullot bar të njomë; ajo ha bar të gjelbër, derisa i mbushen brinjët, kthehet nga dielli (merr rreze), bajgos lehtë urinon dhe prapë kullot. Pasuria është e njomë (e bukur për syrin) dhe e ëmbël. I lumtë muslimanit për atë që ia jep nevojtarit, jetimit ose udhëtarit!” - Ose, sido që të ketë thënë Profeti ﷺ: - “Ai që merr pasuri padrejtësisht, është sikurse ai që ha e nuk ngopet. Ditën e Kiametit ajo do të bëhet dëshmitare kundër tij.”
Sahih Muttefek alejhi
"Profeti ﷺ kaloi pranë dy varreve dhe tha: “Këta dy po dënohen, por nuk po dënohen për ndonjë mëkat të madh (sipas tyre). Njëri prej tyre nuk ruhej nga stërpikat e urinës, kurse tjetri bartte fjalë.” Pastaj mori një degë të njomë, e ndau në dysh dhe e nguli në secilin varr nga një pjesë. I thanë: "O i Dërguari i Allahut, pse e bëre këtë?" Tha: “Me shpresë që t'u lehtësohet dënimi për sa kohë që degët nuk thahen.”
Sahih Muttefek alejhi
“O ju gra! Jepni lëmoshë, sepse (natën që jam ngritur në qiell) kam parë që ju jeni banoret më të shumta të Zjarrit.” Ato e pyetën: “Përse, o i Dërguari i Allahut?” Profeti ﷺ u tha: “Mallkoni shpesh dhe e përbuzni mirësinë (e bashkëshortit ose të dikujt të tillë). Nuk kam parë të mangëta në mendje dhe fe, e që ia turbullojnë mendjen burrit të matur më shumë se ju (gratë).” - "E çfarë mangësie ka në fenë dhe mendjen tonë, o i Dërguari i Allahut?" - pyetën ato. - “A nuk konsiderohet dëshmia e gruas sa gjysma e dëshmisë së burrit?” - i pyeti Profeti ﷺ. - Po, ashtu është, - thanë ato. - “Kjo konsiderohet mangësi në mendje. Po ashtu, kur i vijnë menstruacionet, a nuk e lë namazin dhe agjërimin?” - Po, ashtu është, - thanë gratë. - “Kjo konsiderohet mangësi në fe”, - u tha Profeti ﷺ.”
Sahih Muttefek alejhi
“Ndaj dy mirësive shumica e njerëzve janë të shkujdesur: Ndaj shëndetit dhe kohës së lirë.”
Sahih Transmeton Buhariu.
"I Dërguari i Allahut e lexoi këtë ajet: “Është Ai që të ka shpallur ty (Muhamed) Librin, disa ajete të të cilit janë të qarta e me kuptim të drejtpërdrejtë. Ato janë themelet e Librit, kurse disa (ajete) të tjera janë jo krejtësisht të qarta (me kuptime alegorike). Ata, zemrat e të cilëve priren nga e pavërteta, ndjekin ajetet më pak të qarta, duke kërkuar të krijojnë pështjellim dhe duke kërkuar t'i komentojnë sipas dëshirës së vet. Por, kuptimin e tyre të vërtetë e di vetëm Allahu. Ndërkaq, ata që janë thelluar në dijeni, thonë: "Ne i besojmë (Kuranit). Të gjitha këto (ajete të qarta e alegorike) janë nga Zoti ynë! Këtë e kuptojnë vetëm mendarët.” (Al Imran, 7) - dhe tha: “Kur t'i shohësh ata që ndjekin ajetet jo krejtësisht të qarta, këta janë ata të cilët Allahu i ka përmendur. Andaj, ruajuni prej tyre!”
Sahih Muttefek alejhi
“Ju nuk ndihmoheni dhe furnizoheni vetëm si shkak i të dobëtëve nga mesi juaj?”
Sahih Transmeton Buhariu.
“Xhehenemliu me dënimin më të vogël është personi që do të mbathë një palë nallane me rripa të zjarrtë, nga të cilat i vlon truri, siç vlon vorba. Mendon se askush nuk është duke u dënuar më shumë se ai, ndërkohë ai e ka dënimin më të vogël nga të gjithë.”
Sahih Muttefek alejhi