Skip to content
841 Hadithe

Enciklopedia e Hadithit të Pejgamberit

Filtro rezultatet

110 nga 841 kartela

Hiq filtrat
"Pastërtia është gjysma e imanit, (thënia) "elhamdulilah" e rëndon peshoren, (thëniet:) "subhanallah" (i patëmeta është Allahu) dhe "elhamdulilah" (lavdërimi i takon Allahut) mbushin hapësirën ndërmjet qiejve dhe Tokës. Namazi është nur, lëmosha është dëshmi, durimi është ndriçim dhe Kurani është argument pro ose kundër teje. Andaj, çdo njeri, kur zgjohet në mëngjes, ose do ta shesë veten, duke e liruar atë, ose do ta shkatërrojë."
Sahih Transmeton Muslimi.
“Ai që e takon Allahun pa i bërë shirk asgjë, do të hyjë në Xhenet, ndërsa ai që e takon Atë duke i bërë shirk ndonjë gjë, do të hyjë në Zjarr.”
Sahih Transmeton Muslimi.
“Atij muslimani që e godet ndonjë fatkeqësi dhe thotë atë që e ka urdhëruar Allahu: “Ne jemi të Allahut dhe tek Ai do të kthehemi." (El Bekare, 156) O Allah, më shpërble në fatkeqësinë time dhe ma zëvendëso me diçka më të mirë!”, Allahu ia zëvendëson me diçka më të mirë.” Ajo shton: “Kur vdiq Ebu Seleme, thashë: “Cili musliman është më i mirë se Ebu Seleme, familja e parë që bëri hixhret tek i Dërguari i Allahut ﷺ?!” Megjithatë, unë e thashë atë lutje, kështu që Allahu ma zëvendësoi me të Dërguarin e Tij ﷺ.”
Sahih Transmeton Muslimi.
“Fjalët më të mira tek Allahu janë katër: subhanallah (i Lartësuar është Allahu), elhamdulilah (lavdfalënderimi i takon Allahut), la ilahe il-lallah (s'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut) dhe Allahu Ekber (Allahu është më i madhi). Nuk prish punë se me cilën fillon."
Sahih Transmeton Muslimi.
“O njerëz, pendohuni tek Allahu, sepse unë pendohem tek Allahu njëqind herë në ditë.”
Sahih Transmeton Muslimi.
“Allahumme leke eslemtu, ve bike amentu, ve alejke tevekkeltu, ve ilejke enebtu, ve bike hasamtu, Allahumme inni eudhu bi izzetike, la ilahe il-la Ente en tuddileni, Entel hajju el-ledhi la jemut, vel xhinu vel insu jemutune", - O Allah, Ty të jam dorëzuar, Ty të kam besuar, në Ty jam mbështetur, te Ti pendohem dhe për Ty armiqësohem! O Allah, kërkoj mbrojtje përmes krenarisë Sate, - nuk ka të adhuruar të denjë përveç Teje, - të më ruash nga devijimi! Ti je i Gjalli që nuk vdes, ndërsa xhinët dhe njerëzit vdesin!”
Sahih Ky hadith është muttefekun alejhi. Teksti këtu është i Muslimit ndërsa Buhariu e transmeton në version të shkurtuar.
“Pozita më e ulët në Xhenet është kur i thuhet dikujt: “Kërko ç'të duash!” Dhe ai kërkon e kërkon, derisa t'i thuhet: “A përfundove së dëshiruari?” Ai thotë: “Po.” Atëherë i thuhet: “Ty të takon e gjithë ajo që ke dëshiruar dhe po aq.”
Sahih Transmeton Muslimi.
“E pyeta të Dërguarin e Allahut ﷺ për mirësinë dhe për mëkatin, e ai më tha: “Mirësia është edukata e mirë, kurse mëkati është ajo që të bren në gjoks dhe nuk ke dëshirë që njerëzit ta kuptojnë.”
Sahih Transmeton Muslimi.