Skip to content
841 Hadithe

Enciklopedia e Hadithit të Pejgamberit

Filtro rezultatet

22 nga 841 kartela

Hiq filtrat
“Allahu solli një shembull: një rrugë të drejtë, në të dyja anët e kësaj rruge janë dy mure, në të cilat ka dyer të hapura e në çdo derë ka perde të lëshuara dhe në derën hyrëse të rrugës është një thirrës, i cili thotë: “O njerëz, të gjithë hyni në rrugë dhe mos lakoni!” Dhe një thirrës thërret nga brendia e rrugës e, kur të dëshirojë ta hapë ndonjërën prej atyre dyerve, thotë: "Mjerë ti! Mos e hap, se, po e hape, do të hysh në të. Rruga e drejtë është Islami, ndërsa dy muret janë kufijtë e Allahut të Lartësuar. Dyert e hapura janë ndalesat e Allahut të Lartësuar. E ai thirrësi në krye të rrugës është Libri i Allahut të Lartmadhërishëm, ndërsa thirrësi mbi rrugë është këshilluesi i Allahut në zemrën e çdo muslimani.”
Sahih Transmetojnë Tirmidhiu dhe Ahmedi.
Shpeshherë i Dërguari i Allahut ﷺ e thoshte (këtë lutje): "O rrotullues i zemrave, mbaje zemrën time të qëndrueshme në fenë Tënde!" I thashë: "O i Dërguari i Allahut! Ne të besuam dhe i besuam asaj me të cilën erdhe, a ke frikë për ne? - "Po. Vërtet zemrat janë ndërmjet dy gishtërinjve të Allahut: i rrotullon si të dëshirojë", - iu përgjigj Profeti ﷺ.
Sahih Transmetojnë Tirmidhiu dhe Ahmedi.
"O Allah, kërkoj mbrojtjen Tënde nga barra e rëndë e borxhit, nga mbizotërimi i armikut dhe nga gëzimi i armiqve (për fatkeqësinë time!)"
Sahih Transmetojnë Nesaiu dhe Ahmedi.
Thashë: “O i Dërguari i Allahut, më mëso diçka që ta lus Allahun e Lartadhëruar!” Ai tha: “Kërkoji Allahut mirëqenie!” Pas disa ditësh shkova tek ai dhe i thashë: "O i Dërguari i Allahut, më mëso diçka që ta lus Allahun." Ai më tha: “O Abas, o xhaxhai i të Dërguarit të Allahut, lute Allahun të të japë mirëqenie në këtë botë dhe në botën tjetër!"
Sahih li gajrihi Transmetojnë Tirmidhiu dhe Ahmedi.
"I Dërguari i Allahut ﷺ e pëlqente lutjen gjithëpërfshirëse dhe e linte mënjanë çdo gjë tjetër."
Sahih Transmetojnë Ebu Davudi dhe Ahmedi.
"Sprova vazhdon ta godasë besimtarin dhe besimtaren në vetet e tyre, fëmijët dhe pasurinë derisa ta takojnë Allahun dhe të mos kenë mëkate fare."
Hasen Transmetojnë Tirmidhiu dhe Ahmedi.