Skip to content
841 Hadithe

Enciklopedia e Hadithit të Pejgamberit

Filtro rezultatet

22 nga 841 kartela

Hiq filtrat
i Dërguari i Allahut ﷺ nuk i linte këto lutje kur gdhihej dhe kur ngrysej: "All-llãhumme innĩ es’elukel ‘ãfijete fid-dun’jã wel ãḣirah, All-llãhumme innĩ es’elukel ‘afwe wel ‘ãfijete fĩ dĩnĩ we dun’jãje we ehlĩ we mãlĩ, All-llãhummestur ‘awrãtĩ, we ãmin raw’ãtĩ. All-llãhumme iḥfeḍhnĩ min bejni jedejje, we min ḣalfĩ, we ‘an jemĩnĩ we ‘an shimãlĩ, we min fewḳĩ, we e’ũdhu bi aḍhametike en uġtãle min taḥtĩ - O Allah! Të kërkoj të më ruash nga çdo e keqe në këtë botë dhe në botën tjetër. O Allah! Të lutem të më falësh dhe të më ruash nga të këqijat e të metat në fenë time, në jetën time të këtushme, në familjen time dhe në pasurinë time. O Allah! M’i mbulo të metat dhe më qetëso nga gjërat frikësuese. O Allah! Më ruaj nga para dhe nga prapa, nga e djathta dhe nga e majta, si dhe nga lart. Mbrohem me madhërinë Tënde, që të mos më përpijë toka nga poshtë!"
Sahih Transmeton Ebu Davudi, Nesaiu, Ibn Maxhe dhe Ahmedi.
"Ena më e keqe që mbush njeriu është vetë barku (i tij). Njeriut i mjaftojnë ca kafshata që ta mbajë trupin e tij, por në qoftë se i duhet të hajë patjetër më shumë, atëherë le ta lërë një të tretën për ushqim, një të tretën për pije dhe një të tretën për frymëmarrje.”
Sahih Transmetojnë Imam Ahmedi, Tirmidhiu, Nesaiu dhe Ibn Maxheh.
"All-llahumme inni eseluke minel hajri kul-lihi, axhilihi ue axhilihi, ma alimtu minhu ue ma lem a'lam, ue eudhu bike minesh-sherri kul-lihi, axhilihi ue axhilihi, ma alimtu minhu ue ma lem a'lem. All-llahumme inni eseluke min hajri ma seeleke abduke ue nebij-juke, ue eudhu bike min sherri ma adhe bihi abduke ue nebij-juke. All-llahumme inni eselukel xhennete, ue ma karrabe ilejha min kaulin ue amelin, ue eudhu bike minen nar, ue ma karrabe ilejha min kaulin ue amelin, ue eseluke en texhale ala kul-li kadain kadajtehu li hajran! - O Allah, e kërkoj prej Teje çdo të mirë, atë të menjëhershmen dhe të vonuarën, atë që e di dhe atë që nuk e di. Dhe kërkoj mbrojtje tek Ti nga çdo e keqe, ajo e menjëhershmja dhe e vonuara, atë që e di dhe atë që nuk e di. O Allah, e kërkoj prej Teje çdo të mirë që ta ka kërkuar robi dhe Profeti Yt, dhe kërkoj mbrojtje tek Ti nga çdo e keqe prej së cilës të ka kërkuar mbrojtje robi dhe Profeti Yt. O Allah, e kërkoj prej Teje Xhenetin dhe çdo gjë që të afron tek ai, qoftë fjalë apo vepër, dhe kërkoj mbrojtje tek Ti nga Zjarri dhe çdo gjë që të afron tek ai, qoftë fjalë apo vepër. Dhe të lus që çdo caktim që ke caktuar për mua ta bësh të mirë!"
Sahih Transmetojnë Ibn Maxheh dhe Ahmedi.
“I poshtëruar qoftë ai njeri, tek i cili përmendem dhe nuk dërgon salavat mbi mua. I poshtëruar qoftë ai njeri që e arrin muajin Ramazan e pastaj ai kalon pa iu falur mëkatet. I poshtëruar qoftë ai njeri njeri që i ka prindërit gjallë në pleqëri e nuk bëhen shkak që ai të hyjë në Xhenet.”
Sahih Transmetojnë Tirmidhiu dhe Ahmedi.
"Thashë: "O i Dërguari i Allahut, më thuaj një fjalë lidhur me Islamin, që, pas teje, nuk do të kem nevojë të pyes askënd." I Dërguari ﷺ tha: "Thuaj: "Besoj në Allahun e pastaj qëndro fuqishëm!"
Sahih Transmetojnë Muslimi dhe Ahmedi.
“Atij që ha ushqim dhe thotë: "Lavdia i takon Allahut, i Cili ma mundësoi ta ha këtë ushqim dhe më furnizoi pa mundin dhe fuqinë time", do t’i falen mëkatet e mëparshme.”
Hasen Transmetojnë Ebu Davudi, Tirmidhiu, Ibn Maxhe dhe Ahmedi.
se i Dërguari i Allahut ﷺ është pyetur për gjërat që më së shumti i fusin njerëzit në Xhenet, e në atë rast ka thënë: "Më së shumti në Xhenet fut devotshmëria ndaj Allahut dhe sjellja e mirë." Gjithashtu është pyetur për gjërat që më së shumti i fusin njerëzit në Zjarr, e në atë rast ka thënë: "Goja dhe organi gjenital."
Hasen-sahih Transmetojnë Tirmidhiu, Ibn Maxhe dhe Ahmedi.
“Kopraci (i vërtetë) është ai, që kur përmendem unë tek ai, nuk dërgon salavat mbi mua.”
Sahih Transmetojnë Tirmidhiu, Nesaiu në Sunen el-Kubra dhe Ahmedi.