Skip to content
841 Hadithe

Enciklopedia e Hadithit të Pejgamberit

Filtro rezultatet

25 nga 841 kartela

Hiq filtrat

Grada e hadithit

"Atij që agjëron Ramazanin duke besuar dhe llogaritur shpërblimin e Allahut, i falen mëkatet e së kaluarës.”
Sahih Muttefek alejhi
E pyeta Aishen dhe i thashë: "Përse gruaja me menstruacione kompenson agjërimin dhe nuk kompenson namazin?" Ajo tha: "A mos je harurije?" I thashë: "Nuk jam harurije, por vetëm po pyes." Ajo tha: "Kur ishim me menstruacione urdhëroheshim ta kompensojmë agjërimin dhe nuk urdhëroheshim ta kompensojmë namazin."
Sahih Muttefek alejhi
“Disa shokë të Profetit ﷺ panë në ëndërr se Nata e Kadrit është në shtatë netët e fundit. I Dërguari i Allahut ﷺ u tha: “Mendoj se ëndrrat tuaja janë përputhur te shtatëshja e fundit. Ai që dëshiron ta kërkojë Natën e Kadrit, le ta kërkojë në shtatëshen e fundit.”
Sahih Muttefek alejhi
“Në Xhenet është një portë që quhet Rejan, nëpër të cilën, Ditën e Kiametit, do të hyjnë vetëm agjëruesit e, përveç tyre, nuk do të hyjë askush tjetër. Do të thirret: “Ku janë agjëruesit?” Ata hyjnë përmes saj e, kur të hyjë personi i fundit, mbyllet dhe më askush nuk hyn përmes saj.”
Sahih Muttefek alejhi
“Islami është ngritur mbi pesë shtylla: Mbi dëshminë se s'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut dhe se Muhamedi ﷺ është i Dërguari i Tij, faljen e namazit, dhënien e zekatit, kryerjen e haxhit dhe agjërimin e Ramazanit.”
Sahih Muttefek alejhi
“Kush harron se është agjërueshëm, pastaj ha ose pi, le ta plotësojë agjërimin, se Allahu e ka ushqyer dhe i ka dhënë të pijë.”
Sahih Muttefek alejhi
“Allahu thotë: "Çdo vepër e birit të Ademit është për të, përveç agjërimit, i cili është për Mua dhe Unë shpërblej për të. Agjërimi është mburojë, andaj, ditën që dikush agjëron, të mos thotë fjalë të ndyta e as të mos bërtasë. Nëse dikush e shan ose e sulmon, le të thotë: "Unë jam agjërues!" Betohem në Atë, në Dorën e të Cilit është shpirti i Muhamedit, se era e gojës së agjëruesit është më e mirë tek Allahu sesa era e myshkut. Agjëruesi i ka dy gëzime që i përjeton: gëzohet kur të bëjë iftar dhe gëzohet kur ta takojë Zotin për agjërimin e tij.”
Sahih Muttefek alejhi
“Ai që i ka mundësitë, le të martohet, sepse e ka më të lehtë uljen e shikimit dhe ruajtjen e nderit. Ndërkaq, ai që nuk i ka mundësitë, le të agjërojë, sepse agjërimi ia shuan epshin.”
Sahih Muttefek alejhi