Skip to content
841 Hadithe

Enciklopedia e Hadithit të Pejgamberit

Filtro rezultatet

1 nga 841 kartela

Hiq filtrat

Grada e hadithit

Transmetuar në

Transmetuesi

Shfaq të gjithë transmetuesit (52)
“Kur të faleni, drejtojini safat dhe le t'ju prijë dikush nga ju. Kur të marrë tekbir, merrni edhe ju. Kur të thotë: "Gajril-magdubi alejhim ve ledal-lin", (El Fatiha, 7) thoni: "Amin!", sepse Allahu ju përgjigjet. Kur të marrë tekbir dhe të bjerë në ruku, merrni edhe ju tekbir dhe bini në ruku. Imami bie dhe ngrihet para jush nga rukuja.” I Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Kjo (kompensohet) me të. Kur të thotë: "Semiallahu limen hamideh", thoni: "Allahumme, rabbena lekel-hamd", Allahu ju dëgjon. Allahu i Lartësuar, nëpërmjet gjuhës së të Dërguarit të Tij ﷺ, ka thënë: "Allahu i përgjigjet atij që e falënderoi (semiallahu limen hamideh)." Kur të marrë tekbir dhe të bjerë në sexhde, merrni edhe ju tekbir dhe bini në sexhde. Imami bie dhe ngrihet para jush nga sexhdja.” I Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Kjo (kompensohet) me të. Kur të qëndrojë në ulje, gjëja e parë që thoni, le të jetë: "Et-tehijatu et-tajibatu es-salavatu lil-lahi, es-selamu alejke ejjuhen-nebijju ve rahmetullahi ve berekatuhu, es-selamu alejna ve ala ibadil-lahis-salihin, eshhedu en la ilahe il-lallah, ve eshhedu enne Muhammeden abduhu ve resuluh. (Përshëndetjet, selamet dhe mirësitë i takojnë Allahut. Paqja, mëshira dhe bekimi qofshin mbi ty, o Pejgamber! Paqja qoftë mbi ne dhe mbi të gjithë robërit e mirë! Dëshmoj se s'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut dhe dëshmoj se Muhamedi është i Dërguari i Allahut)."
Sahih Transmeton Muslimi.