Skip to content
841 Hadithe

Enciklopedia e Hadithit të Pejgamberit

Filtro rezultatet

97 nga 841 kartela

Hiq filtrat

Transmetuesi

Shfaq të gjithë transmetuesit (49)
disa burra erdhën te Sehël ibën Sad Saidiu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) dhe filluan të debatonin rreth minberit (të Profetit ﷺ) se prej çfarë materiali ishte i punuar, andaj e pyetën atë për këtë çështje. Ai u tha: "Betohem në Allahun se unë e di mirë se prej çfarë materiali ka qenë i punuar. E kam parë kur është vendosur këtu për herë të parë dhe kur është ulur në të i Dërguari i Allahut ﷺ për herë të parë. Ai porositi një grua ensare, - së cilës Sehli ia përmendi emrin (por Ebu Hazimit nuk i kujtohej): - “Urdhëroje shërbëtorin tënd zdrukthëtar që të më ndërtojë një minber, që të hip në të gjatë kohës sa u ligjëroj njerëzve.” Ajo e urdhëroi shërbëtorin e vet, i cili ia ndërtoi (minberin) prej drurëve të Gabës, pastaj e solli. I Dërguari i Allahut ﷺ urdhëroi të vendosej këtu. Më vonë, e kam parë të Dërguarin e Allahut ﷺ duke u falur në të: mori tekbirin duke qenë mbi të dhe ra në ruku, pastaj zbriti nga mbrapa dhe ra në sexhde në fund të minberit dhe u kthye sërish (hipi mbi të). Pasi e përfundoi namazin, u kthye nga njerëzit dhe u tha: “O njerëz! Veprova kështu që të më pasoni dhe ta mësoni namazin tim.”
Sahih Muttefek alejhi
“Mes dy ezaneve (ezanit dhe ikametit) ka namaz. Mes dy ezaneve ka namaz.” - Pastaj, herën e tretë, tha: - “Për atë që dëshiron.”
Sahih Muttefek alejhi
“Namazi me xhemat është njëzet e pesë gradë më i vlefshëm se namazi që falet vetëm. Melekët e natës dhe ditës tubohen gjatë namazit të sabahut.” Pastaj, Ebu Hurejra tha: “Nëse doni, lexojeni ajetin: “... Vërtet, për namaz të sabahut (gjatë leximit të Kuranit) prezantojnë shumë (melekë).” (El Isra, 78)
Sahih Muttefek alejhi
“I Dërguari i Allahut ﷺ na e mësonte namazin e istihares për çdo gjë, siç na mësonte ndonjë sure kuranore. Ai thoshte: “Kur dikush nga ju vendos të bëjë ndonjë punë me rëndësi, le t'i falë dy rekate vullnetare, pastaj le të thotë: "Allahumme inni estehiruke bi ilmike ve estakdiruke bi kudretike, ve eseluke min fadlikel adhim. Fe inneke takdiru ve la akdiru, ve talemu ve la alemu, ve Ente al-lamul gujub. Allahumme, in kunte talemu enne hadhel emre hajrun li fi dini ve meashi ve akibeti emri, ose ka thënë: fi a'xhili emri ve axhilihi, fakdurhu li. Ve in kunte talemu enne hadhel emre sherrun li fi dini ve meashi ve akibeti emri, - ose ka thënë: fi a'xhili emri ve axhilihi, - fasrifhu anni vesrifni anhu vakdur lije elhajre hajthu kane thumme erdini bihi - 'O Allah, me diturinë Tënde kërkoj mbarësi, me fuqinë Tënde kërkoj mundësi! Kërkoj të mirat e Tua të shumta, sepse Ti ke mundësi, kurse unë nuk kam. Ti di, kurse unë nuk di. Ti i di fshehtësitë. O Allah, nëse e di se kjo punë është e mirë për mua, për fenë, jetën dhe të ardhmen time, - ose ka thënë: të tashmen dhe të ardhmen, - ma mundëso këtë. E, nëse e di se kjo punë është e keqe për mua, për fenë, jetën dhe të ardhmen time, - ose ka thënë: të tashmen dhe të ardhmen, - largoje atë prej meje dhe mua prej saj, ma cakto të mirën, kudo që të jetë, pastaj më bëj të kënaqur me të!” Dhe gjatë lutjes e parashtron kërkesën e tij.”
Sahih Transmeton Buhariu.
Ibn Zubejri (Allahu qoftë i kënaqur me të!), pas çdo namazi (farz), pasi jepte selam, thoshte: "S’ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut, që është Një dhe i Pashoq. Atij i takon sundimi e lavdia dhe Ai është i Plotfuqishëm për çdo gjë! S’mund të bëhet asnjë lëvizje dhe nuk ka fuqi për asgjë pa ndihmën e Allahut! S’ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut dhe nuk adhurojmë asnjë tjetër përveç Tij! Dhuntitë dhe mirësitë janë prej Tij dhe vetëm Atij i takon lavdi më i bukur! S’ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut! Adhurimin e kryejmë me sinqeritet vetëm për Të, edhe pse këtë e urrejnë jobesimtarët!" Abdullah ibn Zubejri thoshte: "I Dërguari i Allahut ﷺ e madhëronte Allahun me këto fjalë pas çdo namazi (farz)."
Sahih Transmeton Muslimi.
“Kur myezini thotë: "Allahu ekber, Allahu ekber!" dhe ai që e dëgjon e përsërit: "Allahu ekber, Allahu ekber"; pastaj, kur ai thotë: "Eshhedu en la ilahe il-lallah", ky thotë: "Eshhedu en la ilahe il-lallah"; kur thotë: "Eshhedu enne Muhammeden resulullah", ky thotë: "Eshhedu enne Muhammeden resulullah"; kur thotë: "Haje ales-salah", ky thotë: "La havle ve la kuvete il-la bil-lah"; kur thotë: "Haje alel-felah", ky thotë: "La havle ve la kuvete ila bilah"; kur thotë: "Allahu ekber, Allahu ekber", ky thotë: "Allahu ekber, Allahu ekber", dhe, kur thotë: "La ilahe il-lallah", ky thotë: "La ilahe il-lallah", nga zemra e tij, do të hyjë në Xhenet.”
Sahih Transmeton Muslimi.
“Ai që shkon në xhami mëngjes e mbrëmje, sa herë që shkon, Allahu ia përgatit një pritje madhështore në Xhenet.”
Sahih Muttefek alejhi
“Kur ndonjëri prej jush hyn në xhami, le t'i falë dy rekate para se të ulet.”
Sahih Muttefek alejhi