Skip to content
841 Hadithe

Enciklopedia e Hadithit të Pejgamberit

Filtro rezultatet

11 nga 841 kartela

Hiq filtrat
se i Dërguari i Allahut ﷺ e kishte dërguar atë në Jemen, ndërsa ky e kishte pyetur për disa pije që prodhoheshin atje. I Dërguari e pyeti: "Cilat janë ato?" Ky i tha: "Bit'i dhe mizri". -Njerëzit e pyetën Ebu Burden: “Ç'është bit'i?” Ai iu përgjigj: “Bit'i është pije e (prodhuar) nga mjalti, kurse mizri pije e (prodhuar) nga elbi.- Atëherë i Dërguari ﷺ tha: "Çdo lëndë dehëse është haram." Transmetoi Buhariu.
Sahih Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi.
“Çdo pije dehëse është alkool dhe çdo pije dehëse është haram. Ai që pi alkool në këtë botë dhe vdes duke qenë i varur prej tij e nuk është penduar, nuk do ta pijë në botën tjetër."
Sahih E transmetoi Muslimi ndërsa Buhariu ka transmetuar vetëm fjalinë e fundit.
"Vërtet Allahu e ka bërë të detyrueshme mirësinë në çdo çështje, andaj, kur të vrisni, vritni në mënyrën më të mirë dhe kur të therni, therni në mënyrën më të mirë: le ta mprehë secili prej jush thikën dhe le t'ia lehtësojë dhimbjen kafshës!"
Sahih Transmeton Muslimi.
“Në shtëpinë e Ebu Talhait u shërbeja njerëzve për të pirë. Vera që ata e konsumonin atëkohë prodhohej prej hurmash të njoma. I Dërguari i Allahut ﷺ, urdhëroi një tellall t'u thërrasë njerëzve: “Vini re! Alkooli është bërë haram!” Ebu Talhai më tha: “Dil derdhe!” Unë dola dhe e derdha, sakaq ajo shkoi rrëke nëpër rrugët e Medinës. Disa njerëz thanë: “Ka njerëz që janë vrarë duke pasur alkool në barqet e tyre!” Atëherë, Allahu e zbriti ajetin: “Nuk ka gjynah për ata që kanë besuar dhe kanë bërë vepra të mira, për atë me të cilën janë ushqyer më herët...” (El Maide, 93)
Sahih Muttefek alejhi
“Kur ishim në Dhul Hulejfe me Profetin ﷺ, njerëzit i kaploi uria, por me të fituar prenë e luftës, fituan shumë deve e dele. Kështu, ata u ngutën, i therën bagëtitë dhe i përgatitën kusitë (për t'i zier), ndërsa Profeti ﷺ ishte nga fundi i karvanit. Kur arriti (dhe i pa), Profeti ﷺ urdhëroi të derdheshin kusitë, pastaj i ndau bagëtitë dhe i barazoi dhjetë dele me një deve. Papritmas, një deve iku dhe njerëzit iu vunë pas, por nuk arrinin ta zinin dot. Atëkohë në mesin e njerëzve kishte pak kuaj, kështu që një burrë i hipi një kali dhe iu vërsul devesë, e gjuajti me një shtizë dhe e goditi. Profeti ﷺ tha: “Ndonjëherë bagëtitë egërsohen sikurse kafshët e egra. E, nëse ndodh që t'ju ikin kësisoj, atëherë veproni në këtë mënyrë (sikurse sahabiu në fjalë).” Rafiu i tha Profetit ﷺ: “Kemi frikë, - ose ka thënë: shpresojmë, - se armiku do të na sulmojë nesër, e ne nuk kemi thika (për të therur bagëtitë). Vallë, a t'i therim me kallam?" - “Çfarëdo që e derdh gjakun dhe përmendet emri i Allahut gjatë therjes, hajeni, përveç (nëse derdhet gjaku) me dhëmb ose thua. Po ju shpjegoj për çfarë është fjala: sa i përket dhëmbit, (ndalohet) sepse është asht, ndërsa thoi për shkak se etiopasit e përdornin në vend të thikës”, - iu përgjigj Profeti ﷺ.”
Sahih Muttefek alejhi
"I Dërguari i Allahut ﷺ ka ndaluar kafshët e egra që kanë dhëmbë shqyes dhe shpendët që kanë kthetra shqyese (ngrënien e mishit të tyre)."
Sahih Transmeton Muslimi.
"Profeti ﷺ i theri dy desh të larmë e me brirë. Që të dy i theri me dorën e vet, duke thënë: "Bismilah (me emrin e Allahut)" e duke bërë tekbir (duke thënë: "Allahu ekber") dhe duke ua vendosur këmbën në faqe."
Sahih Muttefek alejhi
“Atij që mban qen, në përjashtim të qenit të stërvitur (për gjueti), ose qenit për ruajtjen e bagëtisë, për çdo ditë i pakësohen nga dy kiratë nga shpërblimi i veprave të tij.” Salimi tha: “Ebu Hurejra thoshte: 'Ose qenit për ruajtjen e të mbjellave.', -e solli këtë transmetim), sepse Ebu Hurejra kishte të mbjella.”
Sahih Muttefek alejhi