Skip to content
841 Hadithe

Enciklopedia e Hadithit të Pejgamberit

Filtro rezultatet

7 nga 841 kartela

Hiq filtrat
"I Dërguari i Allahut ﷺ e ka mallkuar burrin që vesh veshjen e gruas dhe gruan që vesh veshjen e burrit."
Sahih Transmetojnë Nesaiu në Sunen el-Kubra, Ibn Maxheh me të njëjtin kuptim dhe Ahmedi.
"Nuk ka martesë, përveçse me kujdestar."
Sahih Transmetojnë Ebu Davudi, Tirmidhiu, Ibn Maxhe dhe Ahmedi.
ka thënë: ''O i Dërguar i Allahut, cila është e drejta e gruas ndaj burrit të saj?'' Ai tha: “Ta ushqesh kur ushqehesh vetë, ta veshësh kur vesh veten ose kur fiton të ardhura, mos ta godasësh në fytyrë, mos e fyej dhe mos e lër (në shpërfillje), përveçse brenda në shtëpi.”
Hasen Transmetojnë Ebu Davudi, Ibn Maxhe dhe Ahmedi.
"Çdo grua që martohet pa lejen e kujdestarëve të saj, martesa e saj është e pavlefshme - tri herë (e përsëriti këtë). E nëse ai ka kryer marrëdhënie me të, ajo ka të drejtë për mehrin, në këmbim të marrëdhënive intime që ka pasur me të. Nëse ndodh ndonjë mosmarrëveshje mes tyre, atëherë sundimtari është kujdestari i asaj që nuk ka kujdestar."
Sahih Transmetojnë Ebu Davudi, Tirmidhiu, Ibn Maxhe dhe Ahmedi.
"Besimtari me besimin më të plotë është ai që ka moral më të mirë. Më të zgjedhurit prej jush janë ata që janë më të mirët me gratë e tyre."
Hasen Transmetojnë Ebu Davudi, Tirmidhiu dhe Ahmedi.
“Kushdo që ka dy gra dhe anon më shumë nga njëra prej tyre, në Ditën e Gjykimit vjen me gjysmën e trupit të anuar (shtrembër).”
Sahih Transmetojnë Ebu Daudi, Tirmidhiu, Nesaiu, Ibn Maxheh dhe Ahmedi.
"I Dërguari i Allahut ﷺ na e mësoi hytben që mund të thuhet në rast nevoje: "Lavdërimi i takon Allahut. Atij i kërkojmë ndihmë dhe falje. I mbështetemi Allahut të na mbrojë prej të këqijave të veteve tona. Atë që e udhëzon Allahu, nuk ka kush e humb, dhe atë që Ai e humb, nuk ka kush që ta udhëzojë. Dëshmoj se nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut. Gjithashtu dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i Dërguari i Tij. "O njerëz! Frikësojuni Zotit tuaj, i Cili ju krijoi prej një njeriu, ndërsa prej atij krijoi bashkëshorten e tij, kurse prej këtyre të dyve krijoi shumë meshkuj e femra. Dhe frikësojuni Allahut, me emrin e të Cilit ju kërkoni të drejtat e ndërsjella dhe ruani lidhjet farefisnore. Se vërtet, Allahu është përherë Mbikëqyrës mbi ju." (En Nisa, 1) "O besimtarë! Kijeni frikë Allahun ashtu si i takon Atij dhe vdisni vetëm duke qenë muslimanë!" (Ali Imran, 102) "O besimtarë, frikësojuni Allahut dhe thoni vetëm të vërtetën. Ai do t’jua bekojë veprat tuaja dhe do t’jua falë gjynahet. Kush i bindet Allahut dhe të Dërguarit të Tij, do të arrijë një fitore madhështore." (El Ahzab, 70-71)
Sahih Transmetojnë Ebu Daudi, Tirmidhiu, Nesaiu, Ibn Maxheh dhe Ahmedi.