Skip to content
841 Hadithe

Enciklopedia e Hadithit të Pejgamberit

Filtro rezultatet

14 nga 841 kartela

Hiq filtrat

Grada e hadithit

“Pronarit të arit dhe argjendit, që nuk e jep hakun e tyre (zekatin), kur të bëhet Dita e Kiametit ato do t'i shndërrohen në pllaka prej Zjarri, të cilat skuqen në zjarr të Xhehenemit e me to i hekuroset trupi, balli e shpina. Sa herë që ftohen, ato sërish skuqen në zjarr për atë, në Ditën, gjatësia e së cilës është pesëdhjetë mijë vjet. Kur të mbarojë gjykimi mes njerëzve, atij do t'i tregohet rruga: ose për në Xhenet, ose për në Zjarr.”
Sahih Muttefek alejhi
“Këmbimi i argjendit me ar konsiderohet kamatë, përveç nëse këmbehet dorë me dorë; këmbimi i grurit me grurë konsiderohet kamatë, përveç nëse këmbehet dorë me dorë; këmbimi i elbit me elb konsiderohet kamatë, përveç nëse këmbehet dorë me dorë dhe këmbimi i hurmave me hurma konsiderohet kamatë, përveç nëse këmbehen dorë me dorë.”
Sahih Muttefek alejhi
"Unë, së bashku me disa pjesëtarë të fisit eshari, shkuam tek i Dërguari i Allahut ﷺ për t'i kërkuar të na jepte kafshë bartëse (për luftë), por ai tha: “Betohem në Allahun se nuk do t'ju marr me vete, por as kam me se t'ju bart.” Pastaj pritëm aq sa deshi Allahu të prisnim dhe, kur të Dërguarit të Allahut ﷺ i sollën disa deve, ai na i dha tri kokë të majme. Kur u nisëm për rrugë, thamë: "Betohemi në Allahun se Ai nuk do të na japë bereqet, sepse shkuam dhe i kërkuam Profetit ﷺ të na japë kafshë bartëse, por ai na u betua se nuk do të na i japë, megjithatë na i dha. Andaj, u kthyem te Profeti ﷺ dhe ia përmendëm. Ai na tha: “Nuk ju mora unë, por Allahu jua mundësoi të vini. Betohem në Allahun se, me lejen e Tij, sa herë që betohem për diçka, ndërkohë kuptoj se ka një zgjidhje më të mirë, e shpaguaj betimin tim. Pra, veproj atë që është më e mira, pastaj e shpaguaj betimin.”
Sahih Muttefek alejhi
“Një muslimani, që ka diç për të lënë testament, s'duhet t'i kalojnë tri net pa e pasur testamentin të shkruar pranë vetes.” Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) thoshte: “Qëkurse e kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke e përmendur këtë, nuk më ka kaluar asnjë natë, përveçse testamentin e kisha pranë vetes.”
Sahih Muttefek alejhi
“O Ebu Dherr, kur të përgatitësh ndonjë gjellë, shtoji ujë më tepër, që t'u japësh edhe fqinjëve!”
Sahih Transmeton Muslimi.
“Kush dëshiron që Allahu ta shpëtojë nga vështirësitë e Ditës së Gjykimit, le t'ia lehtësojë borxhliut që është ngushtë ose le t'ia falë borxhin.”
Sahih Transmeton Muslimi.