Skip to content
841 Hadithe

Enciklopedia e Hadithit të Pejgamberit

Filtro rezultatet

4 nga 841 kartela

Hiq filtrat

Grada e hadithit

“Para Kiametit do të paraqiten një grup njerëzish axhami e mendjelehtë, flasin fjalët më të mira ndër njerëz, por dalin nga feja ashtu siç del shigjeta nga harku. Imani i tyre nuk arrin të kalojë përtej fytit të tyre. Kudo që t'i takoni (gjatë luftimit), vritini, sepse Ditën e Kiametit vrasësi shpërblehet për vrasjen e tyre.”
Sahih Muttefek alejhi
التصنيف الشرعيموقف أهل السنة من أهل البدع، الغلو والتطرف، دلائل النبوة
“Unë do të jem te Hauzi dhe do t'i shoh ata prej jush që do të vijnë tek unë. Disa njerëz do të pengohen të vijnë tek unë, andaj unë do të them: "O Zot, ata janë me mua dhe të umetit tim!" Atëherë më thuhet: "A e di çfarë kanë vepruar pas teje? Për Allahun, ata janë kthyer në besimin e mëhershëm (janë bërë renegatë).”
Sahih Muttefek alejhi
التصنيف الشرعيالبدعة، الحياة الآخرة، الكفرموضوعات الحديثالكفر وأنواعه، البدعة، الإيمان باليوم الآخر، متابعة الرسول ﷺ
"I Dërguari i Allahut e lexoi këtë ajet: “Është Ai që të ka shpallur ty (Muhamed) Librin, disa ajete të të cilit janë të qarta e me kuptim të drejtpërdrejtë. Ato janë themelet e Librit, kurse disa (ajete) të tjera janë jo krejtësisht të qarta (me kuptime alegorike). Ata, zemrat e të cilëve priren nga e pavërteta, ndjekin ajetet më pak të qarta, duke kërkuar të krijojnë pështjellim dhe duke kërkuar t'i komentojnë sipas dëshirës së vet. Por, kuptimin e tyre të vërtetë e di vetëm Allahu. Ndërkaq, ata që janë thelluar në dijeni, thonë: "Ne i besojmë (Kuranit). Të gjitha këto (ajete të qarta e alegorike) janë nga Zoti ynë! Këtë e kuptojnë vetëm mendarët.” (Al Imran, 7) - dhe tha: “Kur t'i shohësh ata që ndjekin ajetet jo krejtësisht të qarta, këta janë ata të cilët Allahu i ka përmendur. Andaj, ruajuni prej tyre!”
Sahih Muttefek alejhi
التصنيف الشرعيأمراض القلوب، ذَمُّ الهوى والشَّهوات، موقف أهل السنة من أهل البدع، تفسير الآياتموضوعات الحديثالمراء والجدال بالباطل، القرآن وعلومه، البدعة
"Atij që shpik në çështjen (fenë) tonë diçka që nuk është e saj, i refuzohet." (E shënojnë Buhariu dhe Muslimi) Në motërzimin e Muslimit qëndron: "Atij që bën ndonjë vepër që nuk është në përputhje me çështjen (fenë) tonë, i refuzohet."
Sahih Muttefek alejhi
التصنيف الشرعيحقيقة البدعة، قواعد معرفة البدعموضوعات الحديثالبدعة، متابعة الرسول ﷺ