Skip to content
841 Hadithe

Enciklopedia e Hadithit të Pejgamberit

Filtro rezultatet

19 nga 841 kartela

Hiq filtrat

Grada e hadithit

"I Dërguari i Allahut e lexoi këtë ajet: “Është Ai që të ka shpallur ty (Muhamed) Librin, disa ajete të të cilit janë të qarta e me kuptim të drejtpërdrejtë. Ato janë themelet e Librit, kurse disa (ajete) të tjera janë jo krejtësisht të qarta (me kuptime alegorike). Ata, zemrat e të cilëve priren nga e pavërteta, ndjekin ajetet më pak të qarta, duke kërkuar të krijojnë pështjellim dhe duke kërkuar t'i komentojnë sipas dëshirës së vet. Por, kuptimin e tyre të vërtetë e di vetëm Allahu. Ndërkaq, ata që janë thelluar në dijeni, thonë: "Ne i besojmë (Kuranit). Të gjitha këto (ajete të qarta e alegorike) janë nga Zoti ynë! Këtë e kuptojnë vetëm mendarët.” (Al Imran, 7) - dhe tha: “Kur t'i shohësh ata që ndjekin ajetet jo krejtësisht të qarta, këta janë ata të cilët Allahu i ka përmendur. Andaj, ruajuni prej tyre!”
Sahih Muttefek alejhi
“Ai që i mëson përmendsh dhjetë ajetet e para të sures Kehf, do të jetë i mbrojtur nga (sprova e) Dexhallit.”
Sahih Transmeton Muslimi.
se një hebre i tha: “O prijësi i besimtarëve, një ajet që ju e lexoni në Librin tuaj, sikur të na kishte zbritur neve hebrenjve, atë ditë do ta shpallnim ditë feste.” Omeri i tha: “Cili qenka ky ajet?” Hebreu i tha: “Sot jua përsosa fenë tuaj, e plotësova dhuntinë time ndaj jush dhe zgjodha që Islami të jetë feja juaj.” (El Maide, 3) Atëherë Omeri tha: “Ne e dimë shumë mirë ditën dhe vendin kur ky ajet i ka zbritur Pejgamberit ﷺ. Ka qenë ditë e premte dhe i Dërguari i Allahut ﷺ ka qenë duke qëndruar në këmbë në Arafat.”
Sahih Muttefek alejhi
“Allahu i Lartësuar ka thënë: "Fatihanë e kam ndarë përgjysmë mes Meje dhe robit Tim, e robit Tim i takon ajo që e kërkon. Kur robi thotë: "Elhamdu lil-lahi rabbil-alemin", Allahu i Lartësuar thotë: "Robi Im më falënderoi." Kur thotë: "Err-Rrahmanir-Rrahim", Allahu thotë: "Robi Im më lavdëroi." Kur ai thotë: "Maliki jeumid-din", Allahu thotë: "Robi Im më madhëroi", - një herë pati thënë: "Robi Im më besoi çdo gjë të tij." Kur robi thotë: "Ijjake nabudu ue ijjake nestein", Allahu thotë: "Kjo është mes Meje dhe robit Tim, e robit Tim i takon ajo që e kërkon." Kur robi thotë: "Ihdinas-siratal-mustekim, siratal-ledhine enamte alejhim, gajril-magdubi alejhim, ueled-dal-lin", Allahu thotë: "Kjo i përket robit Tim dhe atij i takon ajo që ka kërkuar.”
Sahih Transmeton Muslimi.
“Teksa Xhibrili ishte ulur te Pejgamberi ﷺ, dëgjoi një zë të fuqishëm nga lart. Xhibrili e ngriti kokën dhe tha: “Kjo derë në qiell është hapur sot, e nuk është hapur kurrë më parë. Prej saj zbriti një melek në Tokë, i cili nuk ka zbritur kurrë më parë. Ai dha selam dhe tha: “Përgëzohu me dy drita, të cilat të janë dhënë ty, e që asnjë pejgamberi para teje nuk i janë dhënë: surja el Fatiha dhe fundi i sures el Bekare. Nuk do të lexosh asnjë shkronjë prej tyre, pa t'u dhënë (ajo që kërkon)."
Sahih Transmeton Muslimi.
“Shtëpitë tuaja mos i bëni varreza, se shejtani ikën prej shtëpisë në të cilën lexohet surja el Bekare.”
Sahih Transmeton Muslimi.
"Disa idhujtarë, të cilët e kishin tepruar me vrasje e zina, shkuan te Muhamedi ﷺ dhe i thanë: "Ajo që ti e thua dhe në të cilën thërret është gjë e mirë. Sikur të na tregoje se a ka shpagim për veprat tona!" Atëherë zbriti ajeti: “Edhe ata që pos Allahut nuk lusin zot tjetër dhe nuk mbysin njeriun që ka ndaluar Allahu, por vetëm kur e meriton në bazë të drejtësisë, dhe që nuk bëjnë zina.” (El Furkan, 68) Po ashtu, zbriti ajeti: “Thuaj: "O robërit e Mi, që i keni bërë keq vetvetes, mos e humbni shpresën në mëshirën e Allahut.” (Ez Zumer, 53)
Sahih Muttefek alejhi
“Kiameti nuk do të ndodhë pa lindur Dielli nga perëndimi. Kur të lindë dhe njerëzit ta kenë parë, të gjithë do të besojnë. Por, kjo është koha kur: “... nuk do t'i bëjë dobi askujt besimi i tij, nëse nuk ka besuar më parë, ose nuk ka bërë ndonjë të mirë në besimin e tij.” (El Enam, 158) Kiameti do të ndodhë aq papritmas, saqë dy persona që i kanë shtrirë rrobat e tyre pranë njëri-tjetrit, nuk do të arrijnë as t'i shesin, as t'i palosin. Kiameti do të ndodhë aq papritmas, saqë personi që sapo e ka mjelë qumështin e devesë, nuk do të arrijë dot ta pijë. Kiameti do të ndodhë aq papritmas, saqë personi që sapo e ka mbaruar ndërtimin e pusit të tij, nuk do të arrijë të nxjerrë ujë prej tij. Kiameti do të ndodhë aq papritmas, saqë personi që e ka ngritur kafshatën pranë gojës, nuk do të arrijë dot ta hajë.”
Sahih Muttefek alejhi