“Teksa një njeri po ecte nëpër një rrugë, hasi në një degë me gjemba, të cilën e largoi nga rruga. Allahu në shenjë mirënjohje për këtë, ia fali mëkatet.”
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
“Teksa një njeri po ecte nëpër një rrugë, hasi në një degë me gjemba, të cilën e largoi nga rruga. Allahu në shenjë mirënjohje për këtë, ia fali mëkatet.”
«بَيْنَمَا رَجُلٌ يَمْشِي بِطَرِيقٍ وَجَدَ غُصْنَ شَوْكٍ عَلَى الطَّرِيقِ فَأَخَّرَهُ، فَشَكَرَ اللَّهُ لَهُ فَغَفَرَ لَهُ».
Profeti ﷺ në këtë hadith tregoi se një njeri, ndërsa po ecte, hasi në një degë me gjemba në rrugë, e cila po u shkaktonte dëm muslimanëve. Ai e largoi dhe e hoqi nga rruga. Atëherë Allahu e vlerësoi veprën e tij dhe ia fali mëkatet.
Vlera e largimit të çdo gjëje që dëmton nga rruga dhe se kjo është shkak për faljen e Allahut.
Të mos nënvlerësohen veprat e mira, edhe nëse janë të vogla.
Islami është feja e pastërtisë, e mbrojtjes së mjedisit dhe e sigurisë publike.
Sahihu i Buhariut (1/ 132) (652).
Sahihu i Muslimit (3/ 1521) (1914).
Më shumë (6)
نزهة المتقين شرح رياض الصالحين.
لمجموعة من الباحثين (1/ 156).
شرح رياض الصالحين.
لابن عثيمين (2/ 175).
بهجة الناظرين شرح رياض الصالحين.
لسليم الهلالي (1/ 207).