“Atij që agjëron një ditë në rrugën e Allahut, Allahu do t'ia largojë fytyrën nga Zjarri për shtatëdhjetë vjet (vjeshta).”
Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se e ka dëgjuar Profetin ﷺ duke thënë:
“Atij që agjëron një ditë në rrugën e Allahut, Allahu do t'ia largojë fytyrën nga Zjarri për shtatëdhjetë vjet (vjeshta).”
«مَنْ صَامَ يَوْمًا فِي سَبِيلِ اللهِ بَاعَدَ اللهُ وَجْهَهُ عَنِ النَّارِ سَبْعِينَ خَرِيفًا».
Profeti ﷺ në këtë hadith ka sqaruar se kush agjëron një ditë në xhihad (dhe është thënë: në xhihad apo edhe jashtë tij) sinqerisht për hir të Allahut, duke kërkuar shpërblim dhe mirësi prej Tij, atëherë, me mirësinë e Tij, Allahu do ta largojë atë nga Zjarri për shtatëdhjetë vjet.
Neveviu ka thënë: "Vlera e agjërimit në rrugë të Allahut, vlen për atë që nuk dëmtohet nga agjërimi, nuk neglizhon ndonjë të drejtë për shkak të tij dhe nuk pengohet në luftim apo në përmbushjen e detyrave të luftës së tij."
Nxitja dhe motivimi për agjërimin vullnetar.
Është obligim që agjërimi të bëhet sinqerisht për hir të Allahut dhe në kërkim të kënaqësisë së Tij, e jo për syefaqësi, përfitim të reputacionit të mirë apo ndonjë qëllim tjetër.
Sindiu ka thënë: "Fjala e Profetit ﷺ "në rrugë të Allahut - fi sebilil-lah", mund të nënkuptojë thjesht të pasurit një qëllim të sinqertë (duke e bërë veprën vetëm për Të), ose se agjërimin e ka bërë ndërkohë që ka qenë luftëtar në betejë. Kuptimi i dytë është ai më i qarti."
Ibën Haxheri ka thënë: "Fjala e Profetit ﷺ shtatëdhjetë vjeshta" i referohet vjeshtës si një periudhë e caktuar e vitit, por këtu nënkupton vitin. Vjeshta është përmendur në vend të stinëve të tjera: verës, dimrit dhe pranverës; sepse ajo është stina më e frytshme, ngase është koha kur mblidhen frutat."
Sahihu i Buhariut (4/ 26) (2840).
Sahihu i Muslimit (2/ 808) (1153).
Më shumë (8)
تيسير العلام.
لعبد الله البسام (ص346).
تنبيه الأفهام شرح عمدة الإحكام.
لابن عثيمين (3/ 465).
الإفهام في شرح عمدة الأحكام.
لابن باز (ص426).
خلاصة الكلام على عمدة الأحكام.
لفيصل آل مبارك (ص162).