E pyeta Aishen dhe i thashë: "Pse femra me menstruacione e kompenson agjërimin, dhe nuk e kompenson namazin?"
Muadhja tregon:
E pyeta Aishen dhe i thashë: "Përse gruaja me menstruacione kompenson agjërimin dhe nuk kompenson namazin?" Ajo tha: "A mos je harurije?" I thashë: "Nuk jam harurije, por vetëm po pyes." Ajo tha: "Kur ishim me menstruacione urdhëroheshim ta kompensojmë agjërimin dhe nuk urdhëroheshim ta kompensojmë namazin."
سَأَلْتُ عَائِشَةَ، فَقُلْتُ: مَا بَالُ الْحَائِضِ تَقْضِي الصَّوْمَ، وَلَا تَقْضِي الصَّلَاةَ؟ فَقَالَتْ: أَحَرُورِيَّةٌ أَنْتِ؟ قُلْتُ: لَسْتُ بِحَرُورِيَّةٍ، وَلَكِنِّي أَسْأَلُ. قَالَتْ: كَانَ يُصِيبُنَا ذَلِكَ، فَنُؤْمَرُ بِقَضَاءِ الصَّوْمِ، وَلَا نُؤْمَرُ بِقَضَاءِ الصَّلَاةِ.
Muadhe Adevije e pyeti nënën e besimtarëve, Aishen (Allahu qoftë i kënaqur me të!), dhe i tha: "Pse femra me menstruacione e kompenson agjërimin, dhe nuk e kompenson namazin?" Atëherë ajo i tha: "A je ti nga havarixhët/ haruritë, të cilët parashtrojnë shpesh pyetje për kokëfortësi dhe rreptësi?" I thashë: "Nuk jam harurije, por vetëm po pyes." Aishja i tha: "Kur ishim me menstruacione në kohën e Pejgamberit ﷺ, urdhëroheshim ta kompensojmë agjërimin dhe nuk urdhëroheshim të kompensojmë namazin."
Refuzimi ndaj çdokujt që bën pyetje nga kokëfortësia dhe për polemikë.
Haruritë janë emërtuar sipas një qyteze pranë Kufës të quajtur "Harura". Ata ishin një grup i havarixhëve, me të cilët ajo e krahasoi atë për shkak të rreptësisë në çështjet e tyre, pyetjeve të tyre të shumta dhe kokëfortësisë në to.
Shpjegimi i mësuesit ndaj atij që e kërkon, me qëllim që të mësojë dhe të udhëzohet.
Përgjigjja me tekst fetar ka më shumë përparësi, sepse Aisheja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) nuk e trajtoi kuptimin për të cilin pyeti pyetësja; dhe kjo sepse përgjigjja me tekst fetar i pret më shumë rrugën kundërshtimit.
Nënshtrimi ndaj gjykimit të Allahut dhe të Dërguarit të Tij ﷺ, edhe nëse njeriu nuk e di urtësinë.
Neveviu ka thënë: "Kuptimi i fjalës së Aishes (Allahu qoftë i kënaqur me të!) është se një grup prej havarixhëve e bëjnë obligim për gruan me menstruacione kompensimin e namazit të lënë gjatë menstruacioneve, gjë e cila është në kundërshtim me konsensusin e muslimanëve. Dhe kjo pyetje që e bëri Aishja është pyetje qortuese, domethënë: kjo është rruga e harurive dhe sa e keqe është kjo rrugë!"
Sahihu i Buhariut (1/ 71) (321).
Sahihu i Muslimit (1/ 265) (335).
Më shumë (4)
الإلمام بشرح عمدة الأحكام.
لإسماعيل الأنصاري (1/ 68).
تيسير العلام شرح عمدة الأحكام.
لعبد الله البسام (ص81).
Cituar në libra
3 LibraMë shumë (3)
- مجموعة زاد الفقه (3)الفقه 3«كان يصيبُنا ذلك، فنؤمَر بقضاءِ الصَّومِ، ولا نؤمَر بقضاءِ الصَّلاةِ».
- مجموعة زاد الفقه (3)الفقه 3لقولِ عائشةَ رضي الله عنها: كان يُصِيبُنا ذلك، فنؤمَرُ بقضاءِ الصَّومِ، ولا نؤمَرُ بقضاءِ الصَّلاةِ.
- من أحكام الصيام«كَانَ يُصِيبُنَا ذَلِكَ، فَنُؤْمَرُ بِقَضَاءِ الصَّوْمِ، وَلَا نُؤْمَرُ بِقَضَاءِ الصَّلَاةِ» [12].